Lajme
Taksë për të hyrë në Britani
Qytetarët evropianë do të duhet të plotësojnë një formular dhe të paguajnë një shumë parash për të vizituar ose për të kaluar qoftë edhe një ditë të vetme në Mbretërinë e Bashkuar.
Qeveria britanike njoftoi një tjetër masë që vjen pas procesit Brexit, pra daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Kjo procedurë kujton dokumentacionin amerikan “Esta” që u nevojitet turistëve dhe udhëtarëve të tjerë të huaj për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Të njëjtin shembull do të ndjekë edhe Londra. Dokumentacioni i detyrueshëm për në kufirin e Britanisë së Madhe do të quhet ETA.
Ashtu si ESTA amerikane, ETA britanike do të jetë një formular elektronik që çdo udhëtar do të duhet të plotësojë përpara se të udhëtojë, duke ofruar të dhëna biometrike dhe duke iu përgjigjur disa pyetjeve.
Siç ndodh me Shtetet e Bashkuara, qytetarët e BE-së do të duhet të paguajnë një “shumë parash, e cila ende nuk është bërë me dije nga qeveria britanike dhe do të jetë e vlefshme për dy vjet”.
Regjimi i ri, i cili pa dyshim nuk zbatohet për evropianët që banojnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar, do të hyjë në fuqi për turistët dhe udhëtarët nga e gjithë bota në vitin 2024.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?