MARKETING
Loja shpërblyese: Fitoni 5×2 bileta për premierën e filmit shqiptar «Adnan Kafazi»
Disa ditë para premierës së filmit shqiptar“Adnan Kafazi” në Zvicër, platforma mediale albinfo.ch (online&print) dhuron bileta falas për premierën, që shfaqet më datën 16 mars 2023, në kinemanë Arena në Sihlcity – Cyrih.
Bëhet fjalë për një mbrëmje speciale ku keni mundësinë të takoni të gjithë yjet e filmit.
Filmi “Adnan Kafazi” fokusohet në kthimin e Vuçës, Bullit dhe Zagit nga Meksika, tre gangsterëve kryesor të filmit. Luftën e tyre me një bos të ri të krimit, i cili e ka marrë funksionimin e nëntokës dhe krimit në vend. Theks të veçantë do të ketë edhe trafikimi i qënieve njerëzore dhe fuçizimi i gjinisë femërore. Për dallim nga dy pjesët e para të triologjisë (Zonjusha, Diamanti) të cilët si zhanër kryesor kanë pasur komedinë dhe krimin, “Adnan Kafazi’ është plotësuar si multizhanër me krim, komedi, dramë, muzikë e aksion. Ky film përfshinë shumicën e aktorëve nga filmat e kaluar si Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Edona Reshitaj, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj.
Me zhvillimin e ngjarjes së filmit të ri, i janë bashkangjitur edhe shumë aktorë tjerë të mirënjohur vendor dhe rajonal, të cilët do të pasurojnë rrugëtimin e ri të personazhëve kryesorë, si: Armond Morina, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Fatmir Spahiu, Xhejlane Tërbunja, Ernest Malazogu, Alesia Xhemalaj, Olimpia Smajlaj dhe Aleksia Peleshi. Po ashtu, në cilësinë e mysafirëve special, filmin e pasuruan edhe Dafina Zeqiri dhe Kastriot Rexha – Majk
Fituesit do të njoftohen nga albinfo.ch, ndërsa biletat ata do t`i marrin drejtpërdrejtë në Kino më 16 mars 2023.
Personat fatlumë do të fitojnë nga një biletë në bazë të një përzgjedhjeje krejt të rastësishme.
Për tu bërë pjesë e lojës mjafton të ndiqni kanalet tona në rrjetet sociale:
Të tjera nga MARKETING
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV