Lajme
Migros-i dhe Coop-i nuk janë më në top 40-shen botërore
Sipas një studimi, situata për dy kompanitë në këtë vend është e tensionuar. Tregu zviceran është i vogël dhe konkurrenca nga Aldi dhe Lidl po rritet
Në vitin 2021, Migros dhe Coop nuk ishin më në mesin e 40 shitësve më të mëdhenj me pakicë në botë, transmeton albinfo.ch. Në një listë të përpiluar nga firma konsulente Deloitte, Migros zuri vendin e 41-të dhe Coop ishte i 43-ti.
Sipas agjencisë së lajmeve AWP, radhitje në vitin 2020 ishte ndryshe: Migros ishte i 36-ti dhe Coop i 39-ti.
Në Migros qarkullimi ishte pak më shumë se 28.3 miliardë dollarë në vitin 2021, ndërsa në Coop 27.6 miliardë dollarë. Mirëpo, ky i fundit ka arritur të fitojë terren në duelin brenda Zvicrës, shkruan tagesanzeiger.ch.
Kjo shihet nga fakti se, ndërsa shitjet e Coop janë rritur me 4.7 për qind, ato të Migros-it kanë rënë me 3.1 për qind.
Numri një në botë ishte Walmart nga SHBA, përcjell albinfo.ch. Grupi amerikan arriti shitje prej gati 573 miliardë dollarësh.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë