Lajme
Diskutim në lidhje me përfshirjen e diasporës në votimet në Shqipëri
Diaspora Për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) në bashkëpunim me Shoqatën Studenti Zürich kanë kënaqësinë tju ftojnë në nje diskutim të hapur mbi pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në votimet në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Evenimenti do të ketë të ftuar:
Znj. Jonida Floer Bruci – Bashkëpresidente e Lëvizjes Diaspora Për Shqipërinë e Lirë
- Florian Haçkaj – Bashkëpresident dhe Bashkëthemelues i Lëvizjes Diaspora Për Shqipërinë e Lirë
Dr. Klodian Rado – Pedagog / Ekspert Konstitucionalist – Albanian Canadian Development Alternative
- Eleonit Smajli – Shoqata Studenti Zürich – Fushata “DU ME VOTU”
Referuesit në eveniment do të ofrojnë një panoramë të plotë të procesit të votimit nga jashtë për qytetarët shqiptarë me banim jashtë vendit, duke përfshirë një pasqyrë të zhvillimeve, aspekteve ligjore, politike, të impaktit që votimi nga jashtë ka prodhuar në vendet e tjera si dhe të potencialeve të jashtëzakonshme të ndryshimit që mund të prodhojë në Shqipëri.
Gjithashtu do të kemi një pasqyrë të fushatës “DU ME VOTU”, e cila ka ndihmuar qytetarët e Kosovës të regjistrohen në zgjedhjet e shkuara në Kosovë.
Evenimenti do të ketë trajtë ndërvepruese dhe diskutimet do të jenë të hapura, çdo pjesëmarrës mund të bëjë pyetje dhe të japë mendime në lidhje me procesin.
Prezenca juaj na nderon dhe do të ishte kënaqësi e veçantë të bashkëbisedojmë dhe të ndajmë mendime rreth këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin.
Duke ju falënderuar, urojmë të shihemi më 16 mars 2023, në orën 19:00, në ndërtesën kryesore të ETH Zürich, në sallën HG E 1.2
Mund të regjistroheni edhe këtu për të marrë më shumë info: https://www.eventbrite.com/e/diskutim-i-hapur-ne-lidhje-me-perfshirjen-e-diapores-ne-votimet-ne-shqiperi-tickets-576593325157?utm-campaign=social&utm-content=attendeeshare&utm-medium=discovery&utm-term=listing&utm-source=cp&aff=escb&fbclid=IwAR3V5uALapYvaYd4mv92b3Xst88JFD-wQAd8FKipw6z4l_G5OV7z4CLahAg
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit16 Mars 2023
- Ora19:00
- LokacioniETH Zürich, në sallën HG E 1.2
- Data e përfundimit16 Mars 2023 - 20:00
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert