Uncategorized

Berna heq dorë nga projekti i pagave pa punuar: Nuk ka para

Përveç kësaj, asnjë qytet tjetër nuk donte të merrte pjesë në këtë projekt, thuhet në një shkresë të qeverisë së qytetit

Qyteti i Bernës nuk mund të realizojë një test pilot, të planifikuar më parë, për të shpërndarë të ardhura bazë të pakushtëzuara (paga pa detyrimin për të punuar për to).

Kështu do të ndodhë, pasi kryeqytetit të Zvicrës, thjesht, i mungojnë paratë për të financuar vetë projektin, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, asnjë qytet tjetër nuk donte të merrte pjesë në këtë projekt, thuhet në një shkresë të qeverisë së qytetit, në përgjigje ndaj një kërkese të Parlamentit.

Në përpjekje për të siguruar të ardhurat bazë të pakushtëzuara, qyteti i Bernës kishte planifikuar që të transferonte një shumë fikse në llogaritë e 300 njerëzve të përzgjedhur çdo muaj për tre vjet, përcjell albinfo.ch.

Kjo do të bëhej pa marrë asgjë në këmbim, ose, pa i detyruar ata të punojnë për ato të ardhura.

Kostot, ishin llogaritur se do të arrinin deri në nëntë milionë franga zvicerane.