Lajme

Ardiani, nipi i Luan Krasniqit, gjunjëzon boksierin boshnjak

Gëzimin për fitoren e Ardianit nuk e ka fshehur edhe xhaxhai i tij, legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi

Në një sallë të mbushur me shqiptarë të shtunën në Tübingen të Gjermanisë u zhvillua ndeshja kryesore mes boksierit Ardian Krasniqi dhe boshnjakut Mirnes Denadiç. Boksieri junikas arriti të fitojë këtë ndeshje që në raundin e dytë, ku për shkak të goditjeve të rënda kundërshtari dorëzoi meqin, raporton albinfo.ch.

Gëzimin për fitoren e Ardianit nuk e ka fshehur edhe xhaxhai i tij, legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, i cili përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka uruar fitoren e nipit.

„Mbrëmë ishte fitorja e katërt e nipit tim, Ardianit. Urime dhe vazhdo kështu. Jam i sigurt: E ardhmja i përket Ardianit”, shkruan ai, përcjell albinfo.ch.

Ardian Krasniqi është 26 vjeç me një të ardhme të ndritur në boksin profesionist.

Fitorja e fundit ishte e katërta me radhë në boksin profesionist, ku të gjitha fitoret i ka me KO. Karrierën e tij është duke e ndërtuar më shumë stërvitje dhe disiplinë.