Lajme
Katërvjeçari, në Librin e Rekordeve Guinness?
Që në moshën 15 muajshe, Jayce Joyce ka filluar të lexojë e të shkruajë, e kjo ka bërë që në moshën katërvjeçare ai të kualifikohet e të aplikojë për Guinness si personi me i ri që boton një libër.
E ëma e tij e përshkruan Jayce si të mrekullueshëm e me talent të jashtëzakonshëm, e këtë e ka kuptuar për herë të parë kur 15 muajsh të kapë lapsin.
Sipas nënës së tij, Jayce në moshën trevjeçare ai arriti që mendimet e tij t’i shfaqë në letër, e këtu e kuptoi talentin e tij për të shkruar. “Në moshën tre vjeç, ai filloi të shkruajë shkrime të udhëtimeve tona në park, në kopsht zoologjik dhe në dyqan. Kur vinim në shtëpi, ai thjesht dëshironte të shkruante gjithçka dhe ta ilustronte atë”, thotë e ëma, përcjell albinfo.ch.
Jayce thotë se i pëlqen shumë të shkruaj. “Më pëlqen të shkruaj, sepse shkrimi është argëtues. Dua që njerëzit të lexojnë atë që shkruaj dhe të përdorin imagjinatën e tyre dhe të shkruajnë historitë e tyre”, thotë autori i vogël, përcjell albinfo.ch.
Librat e parë të Jayce-it – “A Beach With No Sea” dhe “Jayce’s Sweet Tooth”, u botuan në Ditën Botërore të Librit më 2 mars.
Jayce duhet të publikojë me një botues zyrtar dhe të shesë minimumi 1.000 kopje të secilit libër./AA
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha