Të tjera
Në Beograd protestohet kundër normalizimit me Kosovën
Rrugëve të Beogradit qindra nacionalistë e të krishterë ortodoksë protestuan të dielën kundër planit evropian që synon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
E kjo pikërisht për faktin se shumë serbë e shohin Kosovën si zemrën e kombit të tyre, aty ku ndodhen kishat e manastiret kryesore.
“Populli i Serbisë që leu këtë tokë me gjak nuk do ta lëshojë Kosovën serbe, sepse Kosova është e shenjtë”, tha Zorica Mojsic nga Beogradi për Reuters, përcjell albinfo.ch.
Nacionalistët serbë kanë kritikuar edhe presidentin Aleksandër Vuçiç për rolin e tij në bisedimet mbi një marrëveshje në kuadër të planit evropian.
Më 27 shkurt, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nga Brukseli deklaruan se e kanë pranuar planin bazë për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk nënshkruan asgjë.
Kjo pritet të bëhet më 18 mars në Ohër, ku palët do të vazhdojnë diskutimet edhe për planin e zbatimit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











