Të tjera
“Forumi Shqiptar”, fitues në Tuz
Të dielën në Tuz të Malit të Zi janë mbajtur zgjedhjet lokale, ku në garë ishte edhe koalicioni “Forumi Shqiptar”, të cilit i priu kryetari aktual, Nik Gjeloshaj.
Nga votimet e një dite më parë del se Gjeloshaj bindshëm ka fituar në Tuz. Sipas rezultateve paraprake, “Forumi Shqiptar” siguroi mbi 51 për qind të votave dhe mori 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit, nga 32 gjithsej, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Gjeloshaj si kryetar i Alternativës Shqiptare formoi koalicion me Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve, Unionin Kombëtar Shqiptar dhe Lidhjen Demokratike në Mal të Zi.
Kundërshtar i tij kryesor ishte koalicioni “Rruga e Drejtë”, i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, Partia Boshnjake, Social Demokratët dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve i cili mori dymbëdhjetë mandate nga këto zgjedhje, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Nga një mandat e morën dy parti më të vogla. Këtë të diel në Tuz votuan mbi 66% të votuesve të regjistruar. Me fitoren e plotë të “Forumit Shqiptar”, Nik Gjeloshaj ka mandat të formojë qeverisjen lokale vetëm.
E-Diaspora
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mori pjesë në aktivitetin “Dita e Biznesit...
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra