Lajme
Si të kuptoni se paguani qira të lartë?
Përgjatë gjithë vitit ka shënuar rritje vlera e qirasë për banim në Zvicër e pritet të rritet ende. Megjithatë ka edhe mënyrë për të kërkuar një ulje, në rast se vlera e qirasë është e lartë.
Në vitin 2020, Gjykata Federal e Zvicrës mori vendim që pronarët e banesave që i lëshojnë ato me qira mund të përfitojnë me kthim deri në 2% të vlerës së interesit fillestar.
Kur norma është 1.25 për qind, pronarët përfitojnë deri në 3.15, por gjithçka që e kalon këtë vlerë cilësohet si abuzive. Pra, organi më i lartë i drejtësisë në Zvicër ka vendosur kufirin e fitimit për qiradhënësit deri në 2%, por që shumë prej tyre nuk e respektojnë, raporton Thelocal.ch, përcjellë Albinfo.ch
Sipas informacioneve për vitin 2021, del se përfitimi i pronarëve që lëshojnë banesat ishte 6.5%, e sipas Shoqatës Zvicerane të Qiramarrësve, kjo mënyrë e përfitimit në qira u shkakton humbje familjeve në vlera miliardësh.
Banka Raiffeisen zbuloi, për shembull, se kthimi i përgjithshëm në ndërtesat e banimit në Zvicër ishte rreth 6.5 për qind në vitin 2021.
Në rast se e gjeni veten në një pozicion të tillë atëherë zgjidhja më e mirë është të mos e merrni me qira banesën në rast se llogaritë nuk u dalin si duhet. Por, në rast se tashmë jeni duke jetuar me qira dhe e vëreni një gjë të tillë mund të raportoni rastin në Zyrën Federale të Strehimit brenda 30 ditëve prej nënshkrimit të kontratës së qirasë.
Tre rajonet ku më së shumti u rrit vlera e qirasë gjatë vitit 2022, sipas Thelocal.ch janë, Ticino me 8.4% rritje, Zona e Cyrihut me 6.1% dhe Rajoni përreth Liqenit të Gjenevës (Gjenevë dhe Vaud) me 3.8%.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih