Lajme
4 shqiptarë të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar që katër shqiptarë janë viktima nga aksidenti tragjik mes dy trenave në Larisa të Greqisë.
Ministria e Jashtme njoftoi pas komunikimit me autoritetet greke. “Në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare. Ata janë: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se po presin rezultatet e ADN-së edhe për një shtetas tjetër shqiptar që është deklaruar i zhdukur nga familjarët e tij dhe policia greke, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjellë Albinfo.ch
Më një mars dy trena u përplasën në Larisa të Greqisë duke lënë rreth 57 të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar. Autoritetet greke janë duke vazhduar me kërkimet e punën për të identifikuar viktimat.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane