Kosova
Ushtarët e FSK-së krijojnë portretin e Adem Jasharit
Me afrimin e ditës së Epopesë së UÇK-së ushtarët kanë nderuar komandantin legjendar Adem Jasharin. 820 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën që mbanë emrin e tij kanë formuar portretin e komandantit Adem Jashari.
Ministri e Mbrojtjes ka njoftuar që portreti zuri vend në poligonin e kazermës. “Në vigjilje të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit- Ditës së Kazermës ” Adem Jashari”, 820 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, realizuan portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ideuar nga artisti ynë, piktori i njohur Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri ynë, Vesel Raci”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ushtarët kanë edhe një mesazh që përçuan me portretin që realizuan.
Marshojmë pas teje Komandant,
Të pandalshëm,
Të pathyeshëm,
Triumfues
Përjetësisht,
Dje, sot, nesër,
Në shpirt- fryma juaj,
Në trup- forca juaj,
Në mendje- vizioni juaj.
Përjetësisht,
Adem Jashari,
Emblema dhe Flamuri ynë!
Me 5,6 dhe 7 shënohet Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për nder edhe të rënies së familjes Jashari.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor