Lajme
Parlamenti: Nëse vdes njëri prind, pushimi i lindjes i takon prindit tjetër
Statistika: Nga viti 2005 deri në vitin 2021, kanë vdekur si pasojë e komplikimeve të lindjes mesatarisht pesë nga rreth 82,000 gra që kanë lindur fëmijë
Nëse njëri prind vdes pak kohë pas lindjes së një fëmije, babai ose nëna e mbijetuar do të kenë në të ardhmen të drejtën për 16 javë pushim, aq sa është pushimi i lindjes, në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Pas Dhomës Nacionale, në favor të këtij rregullimi ka votuar sot edhe Dhoma e Kantoneve, e Parlamentit Federal të Zvicrës.
Me zgjidhjen e re, Parlamenti dëshiron të parandalojë përfundimin e pushimit të lehonisë ose atësisë në rast vdekjeje menjëherë pas lindjes së një fëmije, shkruan srf.ch.
Vdekjet për shkak të komplikimeve pas shtatzënisë ose lindjes janë shumë të rralla në Zvicër.
Sipas statistikave, nga viti 2005 deri në vitin 2021 janë prekur mesatarisht pesë nga rreth 82,000 lindje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë