Botë
Tripadvisor prezanton plazhet më të mira në botë për vitin 2023
Të shtrihesh në plazhin më të mirë në botë nuk është e lehtë.
Baía do Sancho arrihet vetëm me varkë ose me anë të shkallëve që zbresin nga shkëmbinjtë e pjerrët në rërën e artë.
Plazhi është në Fernando de Noronha, një arkipelag rreth 354 kilometra nga brigjet e Brazilit, pjesë e shtetit Pernambuco të vendit. Vizitorët në ishuj mbërrijnë me avion ose varkë.
Arritja atje kërkon pak mundim, por ajo që pret përpjekja ia vlen, sipas renditjes së re të Tripadvisor.
Baía do Sancho është vija bregdetare më e mirë në botë për vitin 2023, sipas listës vjetore të faqes së udhëtimit të plazheve më të mira në botë, e cila u publikua ditën e martë.
Vitin e kaluar, Baía do Sancho ishte numri 7 në listë.
Lista e plazheve është pjesë e Tripadvisor’s Travelers’ Choice Awards, të cilat përcaktohen në bazë të miliona komenteve të shkruara nga turistët gjatë vitit 2022.
Karaibet renditen në tre vende në 10-shen më të mirë të 2023, duke përfshirë plazhin e dytë, Eagle në Aruba, plazhin e pestë të Grace Bay në Turks and Caicos dhe plazhin e nëntë, Varadero në Kubë.
Eagle Beach, Aruba
Vitin e kaluar, plazhet Grace Bay dhe Varadero u renditën përkatësisht në vendin e parë dhe të dytë. Eagle Beach renditej i pesti në 2022.
Lista e top 10-të përfshin gjithashtu një plazh në Shtetet e Bashkuara, Plazhin Ka’anapali të Maui-t në vendin e 10-të.
Plazhi renditet i pari në listën e veçantë të Tripadvisor me 10 plazhet më të mira amerikane për vitin 2023.
Ka’anapali nuk u rendit në 10-she në 2022 dhe ishte nr. 17 në listën e SHBA vitin e kaluar.
Ndërsa Ka’anapali Beach ishte i vetmi plazh që hyri në top 10 në listën globale, dy plazhe të tjera amerikane u renditën në vendin 11 dhe 12: Siesta Beach në Siesta Key, Florida dhe plazhi Driftwood, Jekyll Island.
Reynisfjara Beach, Vik
Europa ka tre plazhe në top 10-shen e 2023 – Plazhi Reynisfjara në Vik, Islandë (4), Praia da Falésia në Olhos de Agua, Portugali, (6) dhe Spiaggia dei Conigli i Italisë (8).
Vetëm një nga tre u shfaq gjithashtu në 10-shen më të mirë të 2022 – Spiaggia dei Conigli në Siçili ishte numri 10 në 2022.
Ujërat e cekëta e të kaltra të Spiaggia dei Conigli në ishullin Lampedusa të Sicilisë, bëjnë kontrast me rërën e zezë, ujin e thellë blu dhe formacionet mahnitëse të kolonave gjeometrike të bazaltit të plazhit Reynisfjara, të cilat u shfaqën në “Game of Thrones”.
Spiaggia dei Conigli, Sicili
Australia fiton një vend në top 10, me Cable Beach nr. 3 në Broome, që ndodhet në rajonin Kimberley të Australisë Perëndimore.
Një nga përvojat më të kërkuara të Broome është një udhëtim me deve në perëndim të diellit përgjatë kësaj shtrirjes 22 kilometra të vijës bregdetare të Oqeanit Indian.
Cable Beach ishte numri 11 në listën globale të vitit të kaluar.
Plazhi Cable, Australi
Nr. 7, Plazhi Radhanagar në ishullin Havelock (Swarag Dweep) në Andaman, përfaqëson Indinë në listë. Plazhi bie një vend nga renditja e tij nr. 6 në 2022.
10 plazhet më të mira në botë për vitin 2023
1. Baía do Sancho – Fernando de Noronha, Brazil
2. Blazhi Eagle – Aruba, Karaibe
3. Plazhi Cable – Broome, Australi
4. Plazhi Reynisfjara – Vik, Islandë
5. Plazhi Grace Bay – Turks dhe Caicos, Karaibe
6. Praia da Falésia – Olhos de Agua, Portugali
7. Plazhi Radhanagar – Ishulli Havelock, Indi
8. Spiaggia dei Conigli – Sicili, Itali
9. Plazhi Varadero – Kubë, Karaibe
10. Plazhi Ka’anapali – Maui, Hauai
10 plazhet më të mira në SHBA për vitin 2023
Në Shtetet e Bashkuara, Hawaii kishte pozicionin më të fortë me tre plazhe në top 10, ndërsa Florida dhe Kalifornia kishin nga dy. Plazhet në Georgia, Oregon dhe Maine ishin gjithashtu ndër 10 më të mirat e Tripadvisor.
1. Plazhi Ka’anapali – Maui, Hawaii
2. Plazhi Siesta – Siesta Key, Florida
3. Plazhi Driftwood – Ishulli Jekyll, Gjeorgji
4. Plazhi Hanalei – Kauai, Hawaii
5. Ho’okipa Beach Park – Maui, Hawaii
6. Henderson Beach State Park – Destin, Florida
7. Plazhi Cannon – Oregon
8. Plazhi Coronado – Coronado, Kaliforni
9. Plazhi Ogunquit – Ogunquit, Maine
10. La Jolla Cove – La Jolla, Kaliforni / CNN
Të tjera nga Botë
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët Sipas Zyrës Federale për Mjedisin, shfaqjet e fishekzjarreve, të tilla si ato të mbajtura në 1...
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026
-
Një trend Tiktok që shkakton probleme te të rinjtë