Shkurt.ch
Dhoma Nacionale kërkon ulje të çmimit të sigurimit shëndetësor
Ajo ka mbështetur kundërpropozimin indirekt ndaj nismës së PS-së për shkarkimin e primeve. Tani topi është te Dhoma e Kantoneve
Ndryshe nga Dhoma e Kantoneve (Senati), Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës nuk dëshiron të shtyjë për një kohë të gjatë zgjerimin e reduktimeve të primeve të sigurimit shëndetësor, transmeton albinfo.ch. Kjo dhomë ka mbështetur kundërpropozimin indirekt ndaj nismës së PS-së për shkarkimin e primeve në fjalë.
Tani topi është kthyer në Dhomën e Kantoneve. Nëse ajo i qëndron vendimit të saj të marrë në dhjetorin e kaluar për të mos u marrë sërish me çështjen, propozimi mbetet jashtë rendit të ditës, shkruan srf.ch.
Më pas nisma do të shkonte në kutinë e votimit, pa pasur nevojë për një kundërpropozim.
Në dritën e rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor këtë vit dhe kërcënimit për rritje të mëtejshme, Dhoma Nacionale e konsideron me rëndësi thelbësore përmirësimin e sistemit të uljes së primeve për shpenzimet e sigurimeve shëndetësore.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor