Lajme
Trajneri Thaçi, dy herë kampion i hendbollit në Austri
Në vitin 2019, “UHK Krems”, nën drejtimin e Thaçit, bëhet kampion i Bundesligës së Austrisë, ndërsa në vitin 2022 Thaçi e bën ekipin e tij sërish kampion austriak
Ibish Thaçi ka vite që punon si trajner i ekipit kampion në Bundesligën e Hendbollit, në Austri, UHK Krems. Është pikërisht ai, i cili dy vjetët e fundit e udhëhoqi ekipin drejt titullit kampion.
Thaçi flet për albinfo.at lidhur me karrierën e tij të deritashme, sukseset, lidhjet me hendbollin kosovar etj.
Fillimet e Thaçit në hendboll
Ibish Thaçi ishte 7 vjeç kur bashkë me familjen emigruan në Austri. Me hendbollin ai nisi të merrej vetëm dy vjet më vonë, kur u bë pjesë e ekipit të St.Pölten.
Trajneri Thaçi për albinfo.at ka treguar arsyet pse e zgjodhi pikërisht këtë sport si të ardhmen e tij.
“Me hendboll kam filluar qysh në moshën 9-vjeçare, në ekipin e qytetit të St.Pölten. Si 14-vjeçar jam regjistruar në shkollën e sportit, ku si lëndë kryesore sportive zgjodha hendbollin. Arsyeja pse e kam zgjedhur hendbollin është se ai është një sport dinamik, shumë i shpejtë dhe atletik. Me ekipin e juniorëve kemi fituar shumë tituj. Për mua si i ri ishte shumë e rëndësishme edhe pjesëmarrja në ekipin e kombëtares austriake për juniorët”, ka treguar trajneri Thaçi.
2019-2022, vitet e suksesshme të Thaçit
Pas shumë viteve karrierë si lojtar i shkëlqyeshëm i hendbollit për St.Pölten, Thaçi bëhet edhe trajner i ekipit të përmendur. Sukseset e tij me ekipin ku e ndërtoi karrierën, bëjnë që trajneri të kalojë në “UHK Krems”, ekip kampion disa-vjeçar në hendboll.
Në vitin 2019, “UHK Krems”, nën drejtimin e Thaçit, bëhet kampion i Bundesligës së Austrisë, për të vazhduar me të njëjtin sukses edhe në vitin 2022. Më 4 qershor të këtij viti, Thaçi e bën “UHK Krems” sërish kampion të Austrisë.
“Karrierën time si hendbollist e kujtoj me shumë kënaqësi. Kam luajtur për ekipet më të mira austriake. Kam pasur lëndime të ndryshme, por jam krenar ku jam sot. Në karrierën time kam pasur suksese të shumta, por më të veçanta për mua janë fitimi i kupës së Austrisë dhe titulli Kampion i Ligës së Austrisë, si dhe pjesëmarrja në Kombëtaren e Austrisë. Sukseset e mia si trajner janë kampion i ligës austriake me ekipin “UHK Krems” në vitin 2019 dhe sërish kampion në vitin 2022”, ka thënë trajneri.
Raporti me Kosovën
Edhe pse karrierën e tij e ndërtoi në Austri, trajneri Thaçi shpreh dëshirën dhe vullnetin që të kontribuojë për hendbollin në Kosovë. Ai ka thënë se me kënaqësinë më të madhe do ta drejtonte Përfaqësuesen e Kosovës, nëse kjo do t`i kërkohej në të ardhmen.
Megjithatë, Thaçi ka thënë se udhëheqja e tanishme e ekipit përfaqësues të shtetit, përbëhet nga njerëz kompetent, të cilët e kryejnë punën e tyre me përkushtim.
“Prej vitesh jam në kontakte të rregullta me Izet Gjinovcin dhe Ilir Bytyqin. Përsa i përket Përfaqësueses së Kosovës, do të isha shumë i kënaqur të jem udhëheqës i saj në të ardhmen. Por, për momentin Kombëtarja e Kosovës e ka një trajner shumë kompetent, Bujar Qamilin, i cili po bën një punë shumë të mirë”, ka thënë ai.
B O X
Qëllimi
Qëllimi ynë është që të jemi ekip kontant në Ligën e Austrisë, si dhe që lojtarët tanë të jenë të kualifikuar që të luajnë në ekipet të famshme botërore.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë