Lajme
20% më pak teste për patentshofer janë bërë në Zvicër gjatë vitit 2022
Kj lidhet me faktin se në vitin 2021, pra vitin pararendës, sipas shoqatës, numri i testeve të drejtimit të makinës ishte jashtëzakonisht i lartë
Në mënyrë të konsiderueshme më pak njerëz i janë nënshtruar provimit të drejtimit të makinës në Zvicër vitin e kaluar sesa një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Sipas Shoqatës së Zyrave të Qarkullimit Rrugor, rënia është gati 20 për qind.
Megjithatë, kjo duket se lidhet me faktin se në vitin 2021, pra vitin pararendës, sipas shoqatës, numri i testeve të drejtimit të makinës ishte jashtëzakonisht i lartë, shkruan srf.ch.
Arsyeja kryesore për këtë kanë qenë ndryshimet në ligjin përkatës.
Këto ndryshime kanë bërë që shumë shoferë të rinj të marrin patentshoferin e tyre sipas ligjit të vjetër, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë, moshat nën 20 vjeç mundën t’i “shpëtonin” fazës sapo futur në ligj, të të mësuarit njëvjeçar.
Megjithatë, rënia nuk ka të bëjë me shkallën e suksesit në testin praktik. Shkalla në fjalë vazhdon të mbetet e qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













