Lajme
Zvicër: 6 për qind më pak kërkesa azili gjatë janarit
Në fillim të vitit, migrimi i parregullt drejt ishujve grekë kishte një rënie për shkak të faktorëve sezonalë, thuhet në përgjigjen e SEM
Në janar 2023, në Zvicër janë regjistruar 2500 kërkesa për azil. Kjo është rreth gjashtë për qind më pak se në muajin paraprak dhe mbi 25% më pak se në nëntor, njoftoi të enjten Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), transmeton albinfo.ch.
Krahasuar me janarin e vitit 2022, numri i kërkesave për azil është për rreth 1000 më i lartë.
“Prandaj, është më shumë rënia tradicionale, sezonale sesa një tendencë për të gjithë vitin” i përgjigjen kompetentët nga SEM agjencisë së lajmeve Keystone-SDA. Në skenarin më të mundshëm, qeveria federale pret 27,000 (+/-3,000) aplikime të reja për vitin 2023. Kjo do të ishte pak më shumë se vitin e kaluar (24,500).
Në fillim të vitit, migrimi i parregullt drejt ishujve grekë kishte një rënie për shkak të faktorëve sezonalë, thuhet në përgjigjen e SEM, transmeton albinfo.ch. Shtrirja e migrimit të mëtejshëm në rrugën ballkanike ka mbetur afërsisht në nivelin e muajve të fundit. Në Mesdheun qendror dhe perëndimor, numri i zbarkimeve ka rënë pak për shkak të faktorëve sezonalë.
Pothuajse 400 persona kanë marrë azil në janar
Vendet e origjinës me më së shumti azilkërkues në janar 2023 ishin Afganistani dhe Turqia, të pasuara nga Algjeria dhe Maroku.
Sipas SEM, rreth 2000 kërkesa për azil janë përpunuar në janar 2023. Pothuajse 400 personave u është dhënë azil dhe 570 të tjerë u pranuan përkohësisht. Rreth 1000 njerëz të tjerë u larguan nga Zvicra nën kontroll ose u kthyen në vendin e tyre të origjinës ose në një vend të tretë.
Në janar, më shumë se 2,100 personave që kishin ikur nga Ukraina iu dha statusi i mbrojtjes S, përcjell albinfo.ch. Ky status u është refuzuar 67 personave që kërkonin mbrojtje për shkak të mosplotësimit të kritereve. Në fund të janarit, pothuajse 64,000 njerëz kishin statusin e mbrojtjes S.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për nxënësit në...
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
Jeta në Zvicër
-
Pak më pak se 30% e njerëzve të larguar nga Ukraina, arrijnë të punojnë në Zvicër Vetëm 29% e ukrainasve në Zvicër kanë një punë, një shifër ende larg objektivit prej 40%...
-
Vera zvicerane nuk do të ndjekë rregullat e BE-së
-
Kantonet zvicerane kanë vrarë 39 ujqër deri më tani këtë vjeshtë
-
Nga sot, ndalohet hyrja në fshatin zviceran, shkak kërcënimet nga rrëshqitja e dheut
-
Pagat zvicerane do të rriten në vitin 2025