Sporte Luftarake

Arnold “The Cobra” Gjergjaj, shumë afër një titulli të rëndësishëm “WBF”

Arnold “The Cobra” Gjergjaj lufton për titullin "WBF Intercontinental Heavy"

Mësohet se Arnold “The Cobra” Gjergjaj më 25 mars 2023, në “Grand Casino Basel” do të zhvillojë luftën për titull WBF Intercontinental Heavy.

Përball kundërshtar i tij do jetë gjermani Dominik Vial, një boksier me përvojë, i cili posedon titujt – kampion evropian UBF dhe fitues i titullit GBA, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se ndërmjetësues i Federatës WBF është menaxheri shqiptar, Avdyl Salihu.

Ky event do të zhvillohet në Metro Club të Grand Casino Basel, ku posedon një palestër, e cila mund të pranojë rreth 800 adhurues të boksit, kështu që do jetë një ambient i shkëlqyer për luftën e radhës të Arnold “The Cobra” Gjergjajt.

Pas një rikthimi të suksesshëm ndaj kroatit Tomislav Sentic), Arnold “The Cobra” Gjergjaj tani ka mundësinë e radhës për të fituar një titull më të madh.

Kujtojmë se kundërshtari 30-vjeçar është një boksier serioz, i cili ka mundur të formësojë me sukses ndeshjet e tij të mëparshme për titull.