Integrimi
Shendrit Sadiku: “Definitivisht nuk jap dorëheqjen nga parlamenti”
Juso dhe të Gjelbërit e Rinj kërkojnë që Shendrit Sadiku të heqë dorë nga vendi i tij në Parlamentin e Schaffhausenit. Por, ai nuk pranon ta bëjë këtë nën presion
Në fund të dhjetorit, politikani i ri nga Schaffhauseni, Shendrit Sadiku qe larguar nga grupi parlamentar PS/Juso (Të rinjtë e PS-së) në Asamblenë e qytetit (“Këshilli i Madh”, siç quhet). Nisur nga kjo, Juso dhe të Gjelbërit e Rinj po kërkojnë që Sadiku të heqë dorë nga vendi i tij në Parlament. Megjithatë, Sadiku nuk pranon që të detyrohet nga dikush që ta bëjë këtë.
Pasi Sadiku kishte njoftuar largimin nga grupi parlamentar, Juso kishte kërkuar dorëheqjen e politikanit të ri. Në vitin 2020, elektorati ishte përcaktuar qartësisht në favor të një vendi për Juso-n prandaj vendi i Sadikut, sipas Juso-s, i përket partisë.
Megjithatë, Sadiku mbeti në Këshillin e Madh të Qytetit. Por tani presionit ndaj tij i janë bashkuar edhe të rinjtë e Gjelbër, transmeton albinfo.ch. Kështu, Gaétan Surber nga ky formacion politik ka publikuar ditë më parë dy video në Twitter, në të cilat i kërkonte Sadikut të jepte dorëheqjen, shruajnë 20 minuten dhe Schaffhauser Nachrichten.
Në video, Surber kritikon se Sadiku nuk mund të identifikohet më me konceptet politike, që janë specifike për Juso-n dhe të Gjelbrit si: “Wokeness”, veganizëm dhe LGBTIQ. Me largimin e Sadikut nga Juso, partia humbi përfaqësimin e saj të vetëm në parlament. “Njerëzit që kishin votuar listën Juso në atë kohë nuk ju kanë zgjedhur personalisht ju në radhë të parë, por kanë zgjedhur partinë. Prandaj, bëhu një lojtar korrekt demokrato-politik dhe liroi vendin dikujt që dëshiron të përfaqësojë vlerat e Juso”, thotë Surber në video
I pyetur për kërkesën e fundit të të Gjelbërve të Rinj për dorëheqje, Sadiku thotë për 20 minuten: “Nuk e kuptoj pse Juso tani po i shtyn partitë e tjera që të më detyrojnë të jap dorëheqjen”.
Për politikanin e ri është e qartë se ishte vullneti i banorëve të Schaffhausen-it që ai të ulej në asamblenë e qytetit, transmeton albinfo.ch. “Këtë ulëse nuk e kam vjedhur dhe as nuk e kam marrë me dhunë, kam marrë votat që më duheshin dhe tani jam këtu”, thotë Sadiku.
Shendriti po ashtu ka theksuar në një intervistë për Schaffhauser Nachrichten se, pas daljes nga Grupi parlamentar ai u kishte ofruar Juso-s dhe të Gjelbërve të rinj bashkëpunim të mëtejshëm. Por, pas këtij presioni që këto grupime po i bëjnë tani, ai heq dorë nga bashkëpunimi me to.
Ndërsa, i kontaktuar nga albinfo.ch, Shendrit Sadiku, një i ri 21 vjeçar, student për ekonomi dhe biznes konfirmon ato që kanë shkruar mediat zvicerane. Dhe shton: Sa i përket daljes sime nga partia, unë kam dhënë dorëheqjen para më shumë se dy muajve dhe me kryesinë e partisë ne e kemi diskutuar këtë punë gjerë e gjatë. Tani, pas dy muajve forumi rinor i socialistëve dhe ai i të gjelbërve dolën papritmas me një deklaratë me videoincizim edhe pse kjo punë ishte sqaruar me kohë me njerëzit e partisë. Dy forumet me ato video të manipulojnë me tendencën që unë, sipas tyre, jam anti-LGBTIQ etj., gjë që nuk është aspak e vërtetë.
Ai po ashtu tregon për albinfo.ch arsyet që e kishin bërë të dilte nga partia. “Kjo ka ndodhur për shkak të prioriteteve të cilat partia i ndjek kohën e fundit. Pra SP/JUSO kohëve të fundit nuk po merret me temat kryesore të kësaj partie por me temat që u cekën më lart, për të cilat u akuzova nga Rinia e gjelbër si: Wokeness, LGBTQ etj. Sigurisht, edhe këto janë të rëndësishme por nuk duhet të ishin prioritet për një parti socialdemokrate, sepse kështu shtresa e mesme dhe punëtorët nuk ndihen të përfaqësuar mirë.
Ishin edhe zhvillime tjera në SP Schaffhausen brenda Grupit parlamentar dhe partisë, sepse nuk jam i vetmi që hoqa dorë nga üartia. Është edhe Urs Tanner, ka qenë per 20 vite kryetar i grupit parlamentar te SP-së, Marco Planas – ish kryetar i parlamentit ne qytetin e schaffhausenit etj., plotëson Sadiku.
Sidoqoftë, shton Shendriti: Zgjedhjet ishin demokratike dhe ligji e lejon atë të qëndrojë në asamblenë e qytetit. “Nuk ka mundësi të jap dorëheqjen. Më pëlqen aq shumë puna ime si këshilltar bashkie, sa që nuk mund t’ua bëj këtë nder Juso-s dhe të Gjelbërve”.
Vitin e ardhshëm do të ketë sërish zgjedhje. Sipas Sadikut, Juso mund të provojë sërish të hyjë në parlamentin e qytetit. “U uroj atyre fat të mirë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor