Portrete të firmave
“Orllati” “luan” në kategorinë më të lartë të biznesit në Zvicër
Në vitin 1995, Avni dhe Basri Orllati krijuan biznesin e tyre duke marrë me qira një makinë, thyese të betonit. Sot “Orllati AS” punëson rreth 900 veta dhe ka mbi 1000 makineri të mëdha ndërtimi
Avni Orllati, mbiemrin “Orllati” të të cilit e mban kompania e njohur nga Lozana, së bashku me vëllezërit e tij, është në krye të një gjiganti të ndërtimit dhe rrënimit (démolition), e cila punëson mbi 900 persona. Ajo zotëron mbi 1000 makineri të mëdha ndërtimi dhe ka qarkullim vjetor prej 400 milionësh ndërsa ka punuar në projekte me investime prej më shumë se 1 miliard frangash zvicerane.
Si themelues i grupit Orllati dhe strateg i tij, aktiv në kantieret e mëdha dhe në patundshmëri, Avniu rrëfen suksesin e tij, pa i harruar rrënjët e tij shqiptare nga Kosova, ku ka jetuar 15 vjetët e para të jetës. Disa vjet pasi arriti në Zvicër, blen në leasing makinën e parë të tij për të thyer beton, shkruan albinfo.ch.
Rrëfimi i tij jetësor, tipik për një migrant të suksesshëm ka ngjallur shpesh interesimin e mediave zvicerane për ta prezantuar atë.
Në mesin e 30 emigrantëve që kanë ngritur kompani të mëdha në Zvicër
Ndërsa pak muaj më parë revista zvicerane e specializuar për financa “Bilanc” kishte publikuar një listë me figurat e 30 migrantëve, të cilët, duke filluar nga periudha e revolucionit industrial, kanë krijuar ndërmarrje të mëdha në Zvicër. Disa nga ato sot janë kompani multinacionale që punësojnë disa qindra mijëra bashkëpunëtorë në Zvicër dhe në botë.
Në këtë listë prestigjioze figuron edhe shqiptari Avni Orllati, sipërmarrësi i suksesshëm, me shumë influencë sidomos në Zvicrën perëndimore, frankofone
Orllatit në vitin 2020 i ishte ndarë çmimi prestigjioz “EY Sipërmarrës i Vitit”. Ai ishte fitues në kategorinë “Industri / High Tech / Life Sciences” dhe është vlerësuar për punën e tij sfiduese, e cila çoi në një histori frymëzuese prej themeluesi. Ndërsa në fund të vitit 2021, platforma informative online&Print Albinfo.ch atë e ka shpallur Personalitet të Vitit.
Por kush është Avni Orllati? Në vitin 1995, në moshën 21 vjeçare, Avniu dhe vëllai i tij binjak Basriu krijuan biznesin e tyre të parë, duke marrë me qira një makinë që thyen betonin. Sot Orllati është një ofrues kryesor në fushën e “ndërtimit të gjelbër” dhe punëson rreth 900 persona në Zvicrën perëndimore, gjegjësisht në Kantonin Vaud. Kompania e tij është e specializuar në të gjitha fushat e punëve ndërtimore përgatitore.
Në vitin 1997 bashkohet me kompaninë edhe vëllai i tyre Gjevgjeti dhe krijojnë kompaninë e tyre të re Orllati S.A. Në vitin 2012 kompania transformohet në Grupin “Orllati S.A”. Ata deri më tani kanë realizuar mbi 1000 objekte ndërtimi në Zvicër.
Ka kontribuuar në zhvillimin ekonomik të kantonit Vaud dhe më gjerë
“Orllati ka kontribuar, jo vetëm në ndërtimin e imazhit pozitiv te kosovarëve në vendin tonë, por edhe në ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të kantonit tonë dhe Zvicrës”, thotë për kompaninë dhe për Avniun, Christophe Reymon, Drejtor gjeneral i Qendrës Patronal.
Truri i kësaj historie suksesi të diasporës shqiptare në Zvicër, Avni Orllati, i lindur më 1974, thotë se “Groupe Orllati SA” thotë: “Jemi të pranishëm në një pjesë të madhe të Zvicrës frankofone. Sa i përket ndërtimit, në këtë pjesë të Zvicrës, koniunktura e favorshme ekonomike, aktualisht e ka mundësuar nisjen e disa projekte të mëdha me karakter rajonal dhe nacional”.
Pjesëmarrës në projektet miliardëshe
Ai në këtë vazhdë përmend disa nga projektet e rëndësishme, si: Transformimi i stacionit të trenit dhe i urës së kuqe në Grand Lancy në Gjenevë, në kuadër te projektit CEVA, projekt ky që duket se është më i madhi prej tyre. “Projekti total kap shifrën afër 2 miliardë franga zvicerane. Këtu ishim ne, pra ndërmarrja “Groupe Orllati” në një konzorcium me dy ndërmarrje të tjera zvicerane”, saktëson ai.
Megjithëse ai “luan” në kategoritë më të larta të biznesit zviceran, Avni Orllati nuk i ka shkëputur asnjëherë lidhjet me komunitetin shqiptar, të cilit i takon. Dhe, ky komunitet krenohet me të drejtë me arritjet e tij.
Ato që kanë ndodhur me kosovarin nga Zvicra dhe me rezultatet e tij nuk ishin të rastësishme. Ato realisht ishin fryt i punës së vazhdueshme, sistematike e konsistente të një menaxheri të përkushtuar, siç është Avni Orllati.
Televizioni zviceran në një nga emisionet e shumta kushtuar kompanisë, e quan Avni Orllatin një sipërmarrës të suksesshëm, më me influencë, por ndoshta edhe me diskret ne Zvicër.
Pasioni për ndërtimtarinë
“Unë në Zvicër kam ardhur në moshën 15-vjeçare, tek babai im, i cili gjendej këtu që nga vitit 1969, dhe që ka punuar në ndërtimtari. Puna e tij më kishte fascinuar, dhe rrjedhimisht këtu lindi pasioni ynë për këtë profesion: bashkë me vëllain tim, binjak Bastriun, vendosëm të provojmë ndërtimtarinë. Kështu gradualisht e krijuam besimin te kompanitë dhe qytetarët dhe me mund e sakrifica ngritën ndërmarrjen tonë të ndërtimit me një grusht punëtorësh, e që sot kemi qindra sish”, shprehet ai.
Kompania Orllati mes qindra projekteve që ka realizuar deri më tani, ka ndërtuar edhe objekte të OKB-në dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare ne Gjenevë, transmeton tutje albinfo.ch.
Vëllezërit Orllati janë një shembull i veçantë suksesi i diasporës shqiptare në Zvicër. Shumë shqiptarozviceranë janë me të drejtë krenarë me suksesin e tyre.
Projekti më i madh i “Orllati SA”
Avni Orllati përmend si projektin më të madh të kompanisë së tij, këtë në vijim: Transformimi i stacionit të trenit dhe i urës së kuqe në Grand Lancy në Gjenevë, në kuadër te projektit CEVA, projekt ky që duket se është më i madhi prej tyre. “Projekti total kap shifrën afër 20 miliardë franga zvicerane. Këtu ishim ne, pra ndërmarrja “Groupe Orllati” në një konzorcium me dy ndërmarrje të tjera zvicerane”.
Themeluesi dhe pronari i kompanisë së madhe “Orllati S.A”, Avni Orllati, ishte shpallur nga platforma mediale albinfo.ch (online&print) personalitet i vitit 2021 në kategorinë e afarizmit.
Profili i kompanisë
- Adresa: Route de Bettens 13, Bioley-Orjulaz
- Aktiviteti: Terrassement Génie civil
- Tel: 0848 767 767
- Fax: 0848 767 768
- Web: www.orllati.ch
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur