Kosova
Shqiptarët, të 9-ët në Evropë në listën e të huajve
Ndonëse është një nga shtetet që ka një popullsi të vogël, shtetasit shqiptarë po zënë një peshë të rëndësishme në vendet e Bashkimit Europian. Sipas një raporti të fundit të INSTAT, shqiptarët renditen të nëntit në Europë në listën e qytetarëve të jo-BE-së, që jetojnë në një nga shtetet e Bashkimit Europian, me rreth 2.4% të totalit të të huajve jo shtetas të BE-së, që jetojnë në një nga vendet e BE-së.
Sipas Eurostat, në fillim të vitit 2021, në BE banonin 23.7 milionë njerëz që nuk ishin shtetas të një shteti anëtar. Kjo ishte e barabartë me 5.3% të popullsisë së BE-së. 31 shtetësi jashtë BE-së kishin të paktën 1.0% të të gjithë shtetasve jo-BE që jetonin në BE, ashtu si edhe joshtetasit e njohur.
Këta së bashku përbënin 76,7% të të gjithë qytetarëve jo-BE që jetojnë në BE. Komunitetet më të mëdha ishin marokene (8,7% e të gjithë njerëzve që banonin në BE që nuk ishin shtetas të një shteti anëtar të BE-së), turq (8,5%) dhe sirianë (5,2%).
Pas sirianëve renditej Kina, me rreth 4.2%, Mbretëria e Bashkuar me rreth 4%, Ukraina, me rreth 3.9%, Rusia, me 3.5%, Algjeria me rreth 3% dhe më pas Shqipëria.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës