Lajme
Më 2022 diaspora ka dërguar 59.4 milionë euro më shumë se sa më 2021
Diaspora shqiptare vazhdon të kontribuojë në dërgimin e parave për familjet e tyre në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), gjatë vitit 2022 diaspora ka dërguar 59.4 milionë euro më shumë, shkruan Telegrafi.
Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit gusht me 131.6 milionë euro nga totali prej mbi 1.2 miliard euro.
Sipas kanaleve të dërgimit, BQK-ja thotë se 702.1 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale dhe kanaleve alternative.
Ndërsa, sa u përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës. Nga ky vend kanë ardhur 41.2 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 20.2 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 9.1 për qind.
“Remitencat përbëjnë një ndër financuesit kryesor të konsumit, dhe kanë një pjesëmarrje prej 14.1 për qind në gjithsej Prodhimit të Brendshëm Bruto e gjeneruar në vend. Përveç faktorit altruist që karakterizon dërgesat e emigrantëve në Kosovë, e që mund të jetë përforcuar si pasojë e tkurrjes së të ardhurave të disponueshme në ekonomi si pasojë e inflacionit, rritja e remitencave gjatë muajve të verës mund t’i atribuohet edhe zhvlerësimit të euros ndaj valutave të tjera”, thuhet në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të ekonomisë.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë