Kosova
InstaBuilt, me platformë të krijimit të komuniteteve të qëndrueshme
Qendra e Inovacionit InstaBuilt do të shërbejë si pikë reference, ku të jetuarit, shkollimi dhe puna ndërthuren dhe ndërveprojnë për të zhvilluar bashkërisht komunitetet e qëndrueshme të së ardhmes
Një thënie e hershme që i atribuohet ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln vë në pah se: “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është që ta krijosh atë!” Dhe InstaBuilt, pjesë e Center for Innovation po synon pikërisht këtë objektiv përmes Platfromës InstaBuilt Co-FUTURE duke u mundësuar arkitektëve, kontraktorëve, si dhe agjencive të patundshmërive dhe aktorëve zhvillimorë që ta ridizajnojnë të ardhmen përmes ndërveprimit, bashkëndërtimit dhe zhvillimit të përbashkët, duke u fokusuar në tri objektiva kryesore: jetesën, punën dhe shkollimin në mjedise cilësore dhe komunitete të qëndrueshme në të ardhmen.
Përmes bashkëthemelimit InstaBuilt Co-FUTURE i ka hapur dyert, duke i ftuar arkitektët, inxhinierët e interesuar të përfshihen në partneritet, por gjithashtu edhe palët e tjera me interes për certifikim, prodhim dhe montim.
Me Co-Future InstaBuilt synon t’i fuqizojmë projektet e suksesshme së bashku me arkitektë të suksesshëm, duke e prezantuar dhe ndërtuar dizajnet e tyre në Evropë, Skandinavi dhe SHBA me synimin për të ndërtuar komunitete ekologjike, të shëndetshme dhe të qëndrueshme në mbarë botën.
Përmes bashkëndërtimit, InstaBuilt synon t’u mundësojë partnerëve të funksionalizojnë platformën e vënë në dispozicion e të quajtur “Alphabet”, e cila përfshin manualin për ndërtimin e shtëpive, anekseve, procedurat e transportimit të shtëpive, për pagesën e TVSH-së dhe doganës, për vendosjen e themeleve, për krijimin e terrenit përkatës si dhe procedurat për marrjen e lejeve përkatëse tek autoritetet vendore. InstaBuilt synon t’i realizojë të gjitha këto përmes platformës në sistemin e saj të ndërtimit InstaBuilt 1,2,3 dhe shumë më tepër. Ndërkaq Qendra Inovative do të shërbejë për të përshpejtuar gjithashtu “të ardhmen e shkollimit”, duke sjellë më afër të gjitha institucionet përkatëse arsimore, profesionale dhe certifikuese.
Sfera e zhvillimit të përbashkët ka të bëjë me punën e InstaBuilt me agjencitë dhe zhvilluesit e patundshmërive, ku partnerët potencialë ofrojnë tokën dhe lejet përkatëse ndërtimore dhe InstaBuilt kryen të tjerat. Kësisoj për herë të parë InstaBuilt ofron mundësi për pronarët e tokave që të bëhen partnerë përmes Projektit të Bashkë-krijimit, ku çdo pronari toke do t’i dorëzohet një njësi model falas në pronën e tij nëse ndërton projektin e tij me InstaBuilt. Me këtë mundësi, pronarët e tokave mund të përfitojnë nga një investim afatgjatë pa ndonjë investim të madh vetjak.
InstaBuilt ndërton shtëpi modulare, të parafabrikuara dhe me cilësi të lartë, të cilat pastaj transportohen dhe montohen lehtësisht kudo. Synimi i InstaBuilt është të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme dhe të përballueshme strehimi për individë dhe familje. Këto shtëpi kanë efikasitetin të lartë të energjisë dhe prodhohen me materiale ekologjike dhe të certifikuara. Kostoja eficiente si në kursim energjie, ashtu edhe në ndërtim si dhe në uljen e dukshme të ndikimit mjedisor përgjatë procesit të ndërtimit e bëjnë këtë model të InstaBuilt të pakonkurrencë. Përmes procesit të bashkëkrijimit, InstaBuilt ofron disa lloje të shtëpive modulare të dizajnuara për të ofruar rehati dhe jetë më të shëndetshme.
Për t’u bërë partnerë me InstaBuilt pronarët e tokave duhet të plotësojnë disa kërkesa dhe të marrin lejet e nevojshme për të vendosur njësi model në pronën e tyre. Ata pos tjerash duhet të dërgojnë më shumë informacion për tokën e tyre, vendndodhjen e tokës, dimensionet, kategorinë e tokës dhe informatat e tjera relevante.
Kërkesa bazë e InstaBuilt është që të gjithë partnerët të kenë tokë të bollshme për të ndërtuar minimumi 5 shtëpi të llojit Aster Domo të disponueshme për zhvillim ndërkaq hapësira maksimale që një tokë e vënë në shrytëzim për këtë qëllim mund të ketë është që të mund të sistemojë deri në 50 shtëpi të këtij lloji si maksimum. Është gjithashtu përgjegjësi e pronarëve të tokave që të pajisen me të gjitha lejet përkatëse tek autoritetet vendore përpara se të arrihet ujdi mes tyre dhe kompanisë që të vendoset njësi model në pronën e tyre. Ky është një hap i rëndësishëm pasiqë dëshmon se janë ndjekur të gjitha dispozitat e sigurisë dhe procesi i instalimit të njësive mund të procedojë. Një zgjidhje tipike si AsterDomo mund të dorëzohet brenda 90 ditëve ndërsa procesi i montimit zgjat vetëm 3 orë – e cila është mënyra më e shpejtë e dorëzimit në tregun e BE-së.
Prej 23 vjetësh BP HOME ka ndërtuar lagje dhe komunitete lokale, ndërkaq tani me InstaBuilt në vitet dhe dekadat e ardhshme synon të ndërtojë komunitete e lagje në Evropë, Skandinavi dhe SHBA. Këto lagje do të jenë hapësira ekologjike, mjedise bio dhe me hapësira të gjelbra.
Në këtë mënyrë InstaBuilt synon të krijojë edhe “të ardhmen e punës” në mënyrë që karriera profesionale të evoluojë rreth industrisë së ndërtimit. Kjo qendër do të krijojë përpjekje të gjera të industrisë me furnizuesit vendorë, duke ndërlidhur edhe partnerët globalë, zhvilluesit e patundshmërive dhe diasporën, për të ndërtuar dhe zhvilluar bashkërisht një të ardhme më kuptimplotë për një jetë më të mirë në një mjedis më miqësor me natyrën.
Aplikoni nëse posedoni tokë duke vizituar faqen në këtë adresë: https://bit.ly/3jbZ1iX
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve