Lajme
Festa e Pavarësisë së Kosovës festohet të shtunën në Baden të Austrisë
Si tradicionalisht për festat kombëtare, Shoqëria Kulturore Artistike “17 Shkurti” të shtunën me 18 shkurt në Baden të Austrisë, organizon koncert për nder të festës së 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës, raporton albinfo.at
Në këtë organizim i cili njihet si njëri prej eventeve që mbledh më së shumti komunitetin shqiptarë në Austri, pritet që në program të zënë vend këngët e vallet burimore shqiptare, recitale nga nxënësit e mësimit shqip në Austri, ndërkohë mysafir special për të argëtuar të pranishmit do të jetë këngëtari, Yll Demaj.
Gjatë kësaj feste do të hapet edhe një ekspozitë me dy artistët shqiptarë që jetojnë në Vjenë
Tahir Turkaj, kryetar i SHKA “17 Shkurti” ka bërë thirrje komunitetit shqiptarë që të marrin pjesë numër sa më i madh i komunitetit shqiptarë në këtë ditë feste.
“ Të gjithë në Baden, në shënim të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ju mirëpret si gjithnjë SHKA “17 Shkurti”, mysafir special këngëtari i mirënjohur Ylli Demaj. Për herë të parë ekspozitë me dy artistë: Bujar Zela dhe Halim Meizini”, thotë kryetari Turkaj, shkruan albinfo.at.
Ndryshe, organizimi për nder të Pavarësisë së Kosovës në Baden do të filloi nga ora 16:00, ndërsa hyrja është falas.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër