Kosova
Kiana Kryeziu në ballinën e gazetës zvicerane, shpalos ambiciet e saj me Kosovën
Ajo ka bërë histori sportive në Lojërat Olimpike në Pekin. Ishte kosovarja e parë që mori pjesë në një garë skijimi në një ngjarje të madhe
Nga ballina e gazetës më të përhapur zvicerane “20 Minuten” (gazetë gratis) gjatë gjithë ditës sot, na ka buzëqeshur një vajzë shqiptare, shkruan albinfo.ch. Është fjala për vajzën simpatike 18 vjeçare, skitaren e suksesshme të Kosovës, Kiana Kryeziun.
Në vazhdim, ja çfarë shkruan gazeta zvicerane për Kiarüen.
Një medalje është ende larg për Kiana Kryeziun. Por kosovarja dëshiron të bëjë bujë në Botëror dhe të vazhdojë të punojë për ëndrrën e saj.
Kiana Kryeziu ka bërë histori sportive në Lojërat Olimpike në Pekin. Ajo ishte kosovarja e parë që mori pjesë në një garë skijimi në një ngjarje të madhe. Tani, një vit më vonë, për të po vjen kampionati i parë botëror. 18-vjeçarja është plot pritje, tregon ajo në një intervistë me 20 minuten.
“Është një ëndërr e realizuar për mua. Pas Lojërave Olimpike është një tjetër hap i madh për mua”, thotë Kryeziu, transmeton albinfo.ch.
Ajo është shumë e lumtur që mund të përfaqësojë Kosovën në këtë arenë: “Kosova, një vend i vogël, por me synime të mëdha”.
Arsyeja që ajo u fut fare në sportin e skive vinte nga shtytja e babait. Në fëmijërinë e saj të hershme, të dy ishin tashmë “mbi skija”. Kështu, asaj ju zgjua ambicia dhe donte të arrrinte më shumë.
“Duhet shumë punë për këtë, por ëndrrat janë të mëdha”, shpjegon ajo. Financimi është sigurisht një pengesë e madhe. Falë sponsorëve, përfshirë këtu dhe një zviceran si dhe një kontributi të vogël nga shoqata, pjesëmarrja po bëhet e mundur. Megjithatë, vetëm me shumë privime
Pas paraqitjes së saj në Lojërat Olimpike, atë e njihnin shumë, rrugës, në Kosovë. “Ishte diçka e madhe”, thotë ajo hapur. Mirëpo, duke qenë se skijimi në Kosovë është shumë prapa, asaj iu desh t’u shpjegonte shumë njerëzve se për çfarë saktësisht bëhet fjalë. Nuk ka shumë zona skijimi në Kosovë – dhe objektet që janë, po vjetërohen, transmeton albinfo.ch. Kjo është një nga arsyet pse Kryeziu zakonisht udhëton në vende të tjera me të atin për t’u stërvitur.
Synimi i saj afatgjatë është të jetë pjesë e Kupës së Botës. Ajo ka një emër të madh si idhull, pikërisht Lara Gut-Behrami. Zviceranja e frymëzon edhe talentene kosovare sepse garon në nivel të lartë në tri disiplina të ndryshme. “Ajo më ka dhënë shumë frymëzim dhe unë e shikoj atë”.
Në Lojërat Olimpike, ajo ka takuar për herë të parë idhullin e saj personalisht. Pati mundësinë të shkëmbente edhe disa fjalë me Gut-Behramin, transmeton albinfo.ch. “Ajo ishte shumë e përzemërt dhe e këndshme me mua, edhe pse e kisha shqetësuar, teksa po hante”, thotë kosovarja duke qeshur.
Por tani Kiara është përsëri në të njëjtën rrugë me idhullin e saj. Një kërcim i madh nuk pritet prej saj. Por një rezultat i mirë padyshim që do t’i ndihmonte skijimit dhe financimit të Kosovës si dhe personalisht familjes Kryeziu.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër