Lajme

Agjencia Evropiane e Barnave thotë se vaksinimi anti-Covid të bëhet 1 herë në vit

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar se pret që fushatat e vaksinimit kundër COVID të kryhen një herë në vit, ngjashëm me rastin e vaksinimit të gripit.

Megjithëse virusi që shkakton COVID nuk sillet ende si një virus sezonal gjatë valëve të dimrit në klimat e buta, kreu i strategjisë së vaksinimit të EMA, Marco Cavalleri, tha në një konferencë shtypi se ky mund të jetë drejtimi i duhur, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.

Në Evropë ka një rënie të dukshme të numrit të rasteve të reja të COVID, shtrimit në spital dhe vdekshmërisë – nivelet më të ulëta të regjistruara në Bashkimin Evropian në 12 muajt e fundit, tha ai, duke iu referuar të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. (ECDC).