Lajme
Hungaria rrit taksat në karburant, hungarezët ‘detyrohen’ të furnizohen në Rumani e Sllovaki
Njerëzit në Hungari kanë filluar të shkojnë në Rumani dhe Sllovaki për të blerë karburant, si një mënyrë për të luftuar çmimet gjithnjë e më të larta të karburantit në vendin e tyre.
Qeveria hungareze vendosi një kufi të çmimit të karburantit menjëherë pasi nisi lufta në Ukrainë dhe çmimet e karburantit u rritën. Kjo u pasua nga mungesa e karburantit. Në dhjetor, Budapesti hoqi kufirin dhe rriti taksat mbi karburantin, duke i shtyrë pronarët e makinave të furnizoheshin me karburant në Sllovaki, ose në Rumani.
Nafta kushton 1.76 USD për litër në Sllovaki. Në Hungari, e njëjta shumë kushton 1.9 dollarë, sipas Reuters. Dallimet në çmimet e benzinës janë më të vogla.
Tamas Pletser, analist në Erste Investment, tha për G4Media se çmimet e karburanteve në Hungari ishin më të larta se në pjesët e tjera të rajonit, për shkak të taksave më të larta dhe se kufizimet e çmimeve penguan funksionimin e tregut të karburanteve, duke eliminuar konkurrencën. Për shkak të uljes së çmimit të shitjes, vitin e kaluar, kompanitë hungareze ndaluan importin e karburantit, duke i detyruar shumë pika të vogla karburanti që të mbylleshin, për shkak të humbjeve të akumuluara.
Në qershor të vitit 2022, socialdemokratët e Rumanisë, pjesë e koalicionit qeverisës, po përkrahnin një kufi të çmimit të karburantit të modeluar sipas atij në Hungari. Të njëjtët socialdemokratë synuan të ulnin çmimin e disa ushqimeve, si në Hungari.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, u rizgjodh për të katërtin mandat radhazi në prill 2022. Vendi po përballet me një inflacion prej 24% dhe po shkon drejt stanjacionit ekonomik këtë vit.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme