Lajme

Gzim Hasanaj, shqiptari i parë i zgjedhur deputet në Kantonin Baselland

Krahas kësaj, Gzim Hasanaj është i pari shqiptar në Zvicër që është zgjedhur nga Partia e Gjelbër

Krahas Kantonit të Cyrihut, sot, më 12 shkurt janë mbajtur zgjedhjet edhe për Parlamentin Kantonal në Baselland, shkruan albinfo.ch. Për herë të parë në historinë e këtij parlamenti është zgjedhur një deputet me rrënjë shqiptare dhe ai është aktivisti i njohur dhe eksperti i të drejtës sociale, Gzim Hasanaj.

Hasanaj është përfaqësues i Partisë së Gjelbër. I kontaktuar nga albinfo.ch ai thotë se krahas temave ambientaliste, në parlament do të angazhohet për barazi sociale dhe për të drejtat e migrantëve.

Studimet per Shkencat Sociale i ka mbaruar në St. Gallen, ndërsa në po këtë drejtim studimet për Master i ka ndjekur në Bernë, Luzern dhe St. Gallen.

Përveç si deputeti i parë nga komuniteti shqiptar në kantonin e tij, në Baselland, Gzim Hasanaj është i pari shqiptar në Zvicër që është zgjedhur si kandidat nga Partia e Gjelbër.