Lajme
Zvicër: Vozit 159 km/h ku lejohet 80, i merret leja menjëherë
Një 37-vjeçar rumun u kap nga radarët teksa udhëtonte me 159 km/h në Rona, në Julierstrasse
Policia kantonale e Graubünden kreu një kontroll shpejtësie në Julierstrasse në Rona të premten. Një automobilist është kapur duke vozitur dukshëm mbi kufirin falë radarit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për një rumun 37-vjeçar, me banim në Zvicër, i cili mëngjesin e së premtes ka qenë me makinë nga Savognin në drejtim të Bivios. Pas orës 08:10, makina e burrit u zbulua nga aparati matës midis Ronës dhe Mulegns me një shpejtësi prej 159 km/h. Në atë seksion, jashtë zonave të banuara, zbatohet kufiri i përgjithshëm i shpejtësisë prej 80 km/h. Policia kantonale e Graubünden ndaloi shoferin dhe e raportoi atë në zyrën e prokurorit publik të Graubünden dhe patenta iu mor menjëherë.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës Zgjerimi i autostradës u refuzua në kutinë e votimit të dielën. Në kundërshtim me këshillën e...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut