Lajme
Zoom largon nga puna 15 për qind të personelit
Kompania e video-konferencave që u bë një emër i njohur kur puna në distancë u rrit gjatë pandemisë COVID-119, pritet të largojë nga puna 1,300 punëtorë.
Kjo lëvizje prek rreth 15 për qind të fuqisë punëtore, e cila kohëve të fundit ka pësuar rritje të ngadaltë të përdoruesve dhe rënie të fitimeve.
Zoom po u bashkohet atyre kompanive të tjera teknologjike që po bëjnë “rregullime” të ngjashme.
Shefi ekzekutiv, Eric Yuan, tha se ai dhe drejtuesit e tjerë do të marrin paga të reduktuara.
“Derisa bota po kalon në jetën pas pandemisë, ne po shohim që njerëzit dhe bizneset vazhdojnë të mbështeten në Zoom. Pasiguria e ekonomisë botërore dhe efekti i saj te klientët tanë do të thotë që ne duhet të shikojmë nga brenda, por është e rëndësishme të vendosim për veten, në mënyrë që të përballojmë mjedisin ekonomik”, shkroi Yuan në një mesazh dërguar punëtorëve të larguar nga kompania.
Amazon dhe Salesforce janë ndër kompanitë e tjera që kanë njoftuar se do të ketë shkurtime masive të vendeve të punës. Më shumë se 300 firma teknologjike kanë pushuar nga puna afro 100 mijë punëtorë që nga fillimi i vitit.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme