Kosova
Ministria e Jashtme: Në zonën e tërmetit ishin tri familje nga Kosova dhe ekipi i mundjes
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thonë se kanë arritur të kontaktojnë tri familje nga Kosova dhe një ekip të mundësve kosovarë
Nga tërmeti me pasoja katastrofike që ndodhi dje në Turqi dhe Siri, vazhdojnë të raportohen viktima të shumta. Ndërkaq, institucionet e Kosovës konfirmojnë se, tash për tash, në mesin e tyre nuk ka asnjë shtetas të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thonë për Radion Evropa e Lirë se kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i kontaktojnë tri familje nga Kosova, ashtu si dhe një ekip të mundësve kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në zonën e goditur nga tërmeti mëngjesin e 6 shkurtit.
“Me qytetarët që kanë qenë atje në kohën e tërmetit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është në komunikim dhe e gatshme për t’i ndihmuar për kthim në Kosovë, apo në ndonjë formë tjetër”, thanë nga MPJD-ja, pa dhënë më shumë detaje.
Me gjithë përpjekjet, REL-i nuk arriti të bjerë në kontakt me ndonjë anëtar të këtyre familjeve.
REL-i ka folur një ditë më herët me sekretarin e Federatës së Mundjes së Kosovës, Genci Fazlia, i cili bashkë me një ekip mundësish ndodheshin në qytetin Kahramanmarash të Turqisë, kur u godit nga tërmeti.
“Të gjitha objektet përreth nesh u shkatërruan, vetëm objekti ynë mbeti në këmbë, ai hoteli ku ishim ne të vendosur. Kemi qenë në rrezik. Rrëzoheshin objektet. Dy ndërtesa nga 20 kate u rrëzuan afër nesh këtu”.
“Kemi nxjerrë njerëz nga gërmadhat sa kemi mundur, por pasi binte borë dhe shi, u desh të largohemi”, tha Fazlia.
Ekipi i mundjes i Kosovës, i drejtuar nga trajneri Ziber Xhoni, mundësit Fatlum Beka, Bleonit Bytyqi dhe Egzon Xhoni, si dhe sekretari i Federatës së Mundjes, Genci Fazlia, ndodheshin në Turqi për të marrë pjesë në turneun “12 Shkurti”, i cili është pjesë e kalendarit zyrtar të garave ndërkombëtare të mundjes.
Fazlia konfirmoi për REL-in se ata, aktualisht, ndodhen në Stamboll dhe se presin që mbrëmjen e 7 shkurtit të udhëtojnë me avion drejt Shkupit.
Ambasada e Kosovës në Turqi ka hapur dy numra emergjentë për qytetarët e Kosovës, në rast se u duhet ndihmë:
- Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99
- Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës