Lajme
Shqiptari kapet në punë “pa letra”: Deri 10 vjet burgim mund të dënohet punëdhënësi
Ai përballet me një dënim me burg që, në ratse të veçanta shkon deri në 10 vjet. Gjithashtu, është e mundur një gjobë deri në 500,000 euro
Më 1 shkurt 2023 rreth orës 17:15, zyrtarët e kontrollit financiar për punë të padeklaruar në zyrën kryesore doganore në Dortmund kanë kontrolluar një dyqan ushqimor në Dortmund Hörde bazuar në një informacion.
Mes punëtorëve të gjetur në atë dyqan ishte një shtetas shqiptar që punonte në repartin e mishit, transmeton albinfo.ch. Siç dihet, për t’u lejuar të kërkojnë punë, qytetarëve shqiptarë u nevojitet një leje qëndrimi, e cila u jep të drejtën për të punuar në territorin federal, shkruan guetsel.de.
Por 25-vjeçari shqiptar u identifikua vetëm me një kartë identiteti shqiptare. Ai nuk kishte leje qëndrimi përkatëse prandaj as leje pune, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye atij i lejohet qëndrimi në Gjermani për qëllime turistike vetëm për 90 ditë, që mund të shfrytëzohen në një periudhë prej 180 ditësh.
Nisur nga fakti se ai u gjet duke punuar, i riu humbi të drejtën e qëndrimit pa vizë në Gjermani. Kështu, ndaj tij ka nisur procedimi penal me dyshimin për qëndrim të paligjshëm. Doganierët e kanë arrestuar për momentin. Autoritetet e imigracionit tani do të vendosin për qëndrimin e tij në të ardhmen.
Nga ana tjetër, punëdhënësin e pret procedura për ofrim ndihme dhe nxitje të qëndrimit dhe punësimit të paligjshëm të punëtorëve pa leje pune të vlefshme. Kështu, ai përballet me një dënim me burg që në raste të veçanta (kur punëtori krahas punës në të zezë merr dhje ndihma nga shteti) shkon deri në 10 vjet, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu, është e mundur një gjobë deri në 500,000 euro, kur plotësohen kushtet. Gjoba deri në 50.000 euro është e zakonshme, sipas ligjit përkatës gjerman.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë