Shqipëria
The Sun: Shqipëria, një perlë për të kaluar pushimet verore
Mediat e huaja vijojnë të propozojnë turizmin në Shqipëri, që me sa duket do të ndikojë në rritjen e ndjeshme të numrit të vizitorëve të huaj gjatë këtij sezoni turistik, përcjell albinfo.ch.
“Nëse jeni duke kërkuar për një pushim plazhi këtë vit, ka një destinacion që mund të mos ketë qenë kurrë në radarin tuaj. Me fluturime të lira dhe pije akoma më të lira, ja pse duhet të rezervoni pushimet në rivierën shqiptare këtë verë”, shkruan The Sun.
“Vija bregdetare, e quajtur Riviera Shqiptare, është vetëm disa orë nga Britania e Madhe. Shtrihet nga Vlora në veri deri në Ksamil në jug. Muajt e verës janë koha më e mirë për t’u vizituar, nga maji deri në shtator janë muajt, me temperatura maksimale 28C. Fluturimet janë më të shpejta se Kanariet dhe duhen vetëm tri orë për të arritur në Vlorë ose Ksamil nga Mbretëria e Bashkuar”.
“Sipas Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, rreth 120,000 britanikë vizitojnë vendin në vit, dhe shumica janë pa probleme, kështu që konsiderohet një destinacion i sigurt pushimesh”, shkruan “The Sun”, duke u sugjeruar turistëve anglezë të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar sezonin turistik të verës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik