Të tjera
Thirrje për ndalimin e pjesëmarrjes së sportistëve rusë në Lojërat Olimpike
Kryeministrat e tri vendeve baltike i bënë thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që për shkak të luftës në Ukrainë të ndalojnë sportistët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në Olimpiadën “Paris 2024”.
Kryeministrat e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë u takuan në kryeqytetin estonez, Tallin.
Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, tha se në kuadër të bisedimeve krahas mbështetjes për Ukrainën diskutuan edhe për sigurinë e energjisë dhe Lojërat Olimpike që do të mbahen vitin e ardhshëm në Paris.
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, vuri në dukje se sportistët rusë dhe bjellorusë nuk duhet të marrin pjesë në olimpiada. “Për mendimin tim, përpjekjet tona duhet të jenë që të bindim miqtë dhe aleatët tanë të tjerë se pjesëmarrja e atletëve rusë dhe bjellorusë është plotësisht e gabuar. Pra, bojkoti është hapi i mëpasshëm. Sipas meje njerëzit do ta kuptojnë përse është e nevojshme kjo”, tha ajo, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë edhe kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, e cilësoi si një “lëvizje që duhet të dënohet në aspektin moral” lejimin e rusëve për të konkurruar në Lojërat Olimpike.
IOC në një deklaratë më 26 janar tha se “do të kërkohen mënyra” që rusët dhe bjellorusët të marrin pjesë si “sportistë neutralë” në Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024”.
Federata e Atletikës së Ukrainës dënoi deklaratat e IOC. “Pjesëmarrja e sportistëve rusë dhe bjellorusë si atletë neutralë, veçanërisht në Lojërat Olimpike 2024, është një situatë që do të mbështesë luftën e pamëshirshme të shtetit rus për vazhdimin e luftës”, tha Federata e Ukrainës.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër