Lajme
Kosovë: Janë regjistruar mbi 11 mijë biznese të reja
Gjatë 12 muajve u legalizuan 11 mijë e 24 kompani të reja. Gjatë vitit të kaluar janë evidentuan 375 biznese më shumë se më 2021.
Viti 2023 ka nisur mbarë për sa i përket regjistrimit të bizneseve të reja në Kosovë, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, përderisa viti i kaluar konsiderohet me numrin më të madh të regjistrimit të bizneseve që nga pavarësia.
Vetëm gjatë janarit të vitit 2022, në Kosovë janë regjistruar 313 biznese të reja, ndërsa janë mbyllur 38.
Ministria e Industrisë dhe Tregtisë ka treguar se në vitin 2022 janë regjistruar gjithsej 11 mijë e 51 biznese e janë mbyllur 1 mijë 775.
Një shifër të tillë e ka bërë publike edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Gjatë 12 muajve u legalizuan 11 mijë e 24 kompani të reja. Më 2022 u evidentuan 375 biznese më shumë se më 2021, ku dominon tregtia me shumicë e pakicë, riparimi i mjeteve dhe makinerive motorike, ndërtimtaria. Pjesa dërrmuese e bizneseve janë regjistruar deri në 4 punëtorë, teksa nga komunat, dominon Prishtina pasuar nga Ferizaj e Prizreni”.
Kurse, gjatë katër mujorit të fundit të vitit 2022 janë regjistruar mbi 2 mijë e 600 ndërmarrje./monitor.al
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj








