Tematike
Shkolla 100% dixhitale “Swiss Online”, po ecën përpara!
M. Schmed: "Shkolla Swiss Online nuk e sheh veten si një konkurrent të mjediseve të shkollës klasike, por si një plotësim të tyre"
Swiss Online School mbështetet në një model 100% dixhital të shkollës dhe po përjeton sukses me këtë përcaktim të saj. Drejtori Milan Schmed shpjegon së bashku me Albinfo.ch se përse një shkollë e tillë është e nevojshme në ditët e sotme.
Albinfo.ch: Z. Schmed, një vështrim i parë në platformën tuaj entuziazmon shumë bashkëkohës tanë. A ka arritur përmes shkollës suaj online, një kulm të ri ndryshimi i shkollës, i cili aktualisht po ndodh?
M. Shmed: Shkolla Swiss Online nuk e sheh veten si një konkurrent të mjediseve të shkollës klasike, por si një plotësim të tyre. Ne kemi shumë nxënës, të shpërndarë në të gjithë botën që duhet të mësojnë saktësisht konceptin tonë. Ata duan të jenë në gjendje të punojnë individualisht dhe pavarësisht nga koha. Ne i përdorim mjetet ndihmëse teknike në atë mënyrë që të krijojnë vlerë të shtuar për nxënësit tanë. Nuk është qëllimi ynë që thjesht të dixhitalizojmë gjithçka. Megjithatë, ne tashmë u ofrojmë një numri të madh studentësh në mbarë botën një mjedis arsimor që i përshtatet shumë mënyrës së tyre të të mësuarit.
Albinfo.ch: si duket një javë mësimore tipike për një nxënës tuajin dhe sa i rëndësishëm është ndërveprimi social i nxënësve me bashkëmoshatarët, por dhe me mësuesit e tyre në botën reale?
M. Shmed: Nxënësit tanë hyjnë (bëjnë logimin) në një kohë që zgjedhin ata, në mëngjes. Për mua është ende shumë e pakuptueshme që në shumë shkolla mësimi fillon në orën 0730. Nëse jemi të sinqertë, të gjithë e dimë se jo të gjithë mund të mësojmë herët në mëngjes. Pas regjistrimit, nxënësit vendosin se çfarë duan të mësojnë sot. E gjithë kjo është e vetorganizuar. Më pas, temat individuale strukturohen në atë mënyrë që të ndiqet një rrugë mësimore që është didaktikisht e dëshmuar. Ne kemi përdorur kudo një ritëm mësimor-fiziologjik optimal dhe përmbajtja mësimore rrjedh kryesisht pa pengesa. Sistemi ynë minimizon kohën “e vdekur”, në të cilën, për shembull, një mësimdhënës shpjegon diçka në grupin e klasës, por nxënësi tashmë mund të fillojë, në zero. Kjo përshpejton leksionin dhe shkurton kohën e të mësuarit. Por, nga ana tjetër kjo gjithashtu mundëson më shumë kohë të lirë, e cila mund të përdoret për ndërveprime sociale. Ne gjithashtu organizojmë një ngjarje live çdo dy javë, e cila zhvillohet për shembull, në një muze.
Albinfo.ch: A kanë gjetur fjalët kyçe ose termat AI dhe chatbot tashmë një vend në klasën tuaj dixhitale?
M. Schmed: Jemi shumë të vëmendshëm që ndihmat teknike që tashmë janë në dispozicion të krijojnë vlerë të shtuar për nxënësit tanë. Shpesh kam vënë re se mjetet në fjalë përdoren në shkolla vetëm sa për t’u përdorur dhe pa përfituar nxënësit prej tyre. Kjo është arsyeja pse ne i përdorim mjetet dixhitale me shumë kujdes. Po ashtu, nxënësit tanë kanë shumë detyra që zhvillohen jashtë botës dixhitale. Ne nuk kemi plane për të përdorur AI. Ne po ashtu shmangim qëllimisht një “chatbot” sepse mbështetemi në komunikimin asinkron për të shmangur kështu “pafuqinë e mësuar”. Qëllimi ynë është të zhvillojmë sa më shumë vetë-efikasitet, sepse ky është çelësi i motivimit dhe lumturisë së brendshme!
Albinfo.ch: Le të supozojmë një numër prindërish që flasin vetëm shqip dhe nuk kanë prirje për botën dixhitale, do ta regjistrojnë fëmijën e tyre në shkollën tuaj. A nuk është fëmija në një rast të tillë, plotësisht i vetëm në shtëpi?
M. Schmed: Duke filluar nga klasa e 4-të, nxënësit tanë mund të mësojnë lehtësisht përmbajtjen në mënyrë të pavarur. Fëmijët kanë mënyra të ndryshme për të na kontaktuar, ne përgjigjemi gjithmonë shumë shpejt, por, siç u përmend më lart, jo drejtpërdrejt. Ndodh vazhdimisht që nxënësit tanë së pari të bëjnë një pyetje dhe pak më pas të na shkruajnë se e kanë zgjidhur vetë problemin. Është pikërisht ky procesi të cilin ne dëshirojmë të mbështesim. Reagimet që marrim janë vazhdimisht pozitive dhe si nxënësit ashtu edhe prindërit ndihen shumë mirë të trajtuar. Vetë-organizimi është një përvojë e re për shumë njerëz, gjë që nuk është gjithmonë rasti në një mjedis shkollor klasik. Falë konceptit tonë të mirëmenduar, nxënësit tanë mund të bëjnë pothuajse gjithçka në mënyrë të pavarur dhe në mënyrën e tyre individuale. Kjo shkakton një ndjenjë të lartë të vetefikasitetit, e cila e bën me dije çdo individ se mund të bëjë diçka. Nuk ka motivim më të mirë! Nëse një nxënës nuk shënon përparim, ne jemi në dispozicion.
Albinfo.ch: Cila ka qenë ngjarja përcaktuese që ju ka shtyrë në vizionin e një shkolle dixhitale dhe çfarë e dallon shkollën tuaj nga shkolla konvencionale (shkolla fillore)?
M. Schmed: Unë kam mbi 20 vjet që punoj në arsim. Punoj në shkolla si dhe jap mësim në një kolegj për trajnimin e mësuesve. Në mësimdhënien e përditshme kisha vënë re se i sjell të gjithë nxënësit në realizimin e të njëjtit vizion mësimor, pavarësisht nga aftësitë e tyre njohëse. I vetmi ndryshim është shpejtësia e arritjes. Me burimet teknike të sotme ne mund të përgatisim përmbajtje mësimore në atë mënyrë që të shërbehen të gjithë tipat individuale fiziologjikë, të të mësuarit. Sistemi i sotëm arsimor ka shumë stereotipe. Vetëm për shkak se dikush është i ngadalshëm për të mësuar nuk do të thotë se ai nuk mund të bëhet një ndërtues raketash. Ky kufizim kohor e dëmton shoqërinë, pasi ushtrohet presion i panevojshëm. Nxënësit tanë mësojnë shpesh në fundjavë, thjesht sepse u pëlqen të mësojnë. Ne jemi 100% të pavarur nga vendi dhe koha. Nxënësit tanë mësojnë kur dhe ku duan dhe e bëjnë këtë me shumë sukses pa pasur nevojë që t`u tregojë dikush “gishtin e mësuesit”. Unë do të argumentoja se mënyra jonë e të mësuarit mund të zgjidhte mungesën e profesionistëve. Stereotipizimi i hershëm (që bëhet në shkollat konvencionale) e pengon një individ të zhvillojë potencialin e tij të plotë.
Albinfo.ch: Si qëndron puna me fëmijët që kanë nevoja të veçanta, siç janë, për shembull, edhe fëmijët shumë të talentuar. A shoqëroni fëmijë të tillë gjatë karrierës së tyre shkollore?
M. Schmed: Kemi shumë nxënës me nevoja të veçanta. Fëmijët shumë të talentuar mendojnë se mund të mësojnë shpejt me ritmin e tyre dhe se askush nuk mund t’i ndalojë. Fëmijët dhe adoleshentët me Asberger nga ana tjetër kërkojnë të mos shpërqendrohen. Sportistët ndërkaq mund të mësojnë nga kudo, veçanërisht ata të sporteve individuale, që janë gjithmonë në lëvizje dhe nuk duhet të mbajnë shumë materiale kur kthehen. Por nxënësit e ngadalshëm përfitojnë edhe nga fakti se nuk duhet të mbarojë mësimi në mes të korrikut, por ata mund të jenë në një klasë edhe për 1.5 vjet, nëse është e nevojshme. Në thelb, mund të thuhet se të gjithë fëmijët dhe të rinjtë kanë nevoja të veçanta, sepse secili individ mëson në mënyrën e vet. Shkolla Swiss Online adreson shumë nevoja të ndryshme me konceptin e saj të të mësuarit. Ne gjithmonë supozojmë se fëmijët dhe të rinjtë kanë nevojë për mbështetje, por ata rrallë e kërkojnë atë. Megjithatë, ne kemi një njohuri shumë të gjerë të kontekstit arsimor global, kështu që ne mund t’i këshillojmë të gjithë nxënësit tanë me shumë kompetencë për opsionet e ndryshme që janë të hapura për ta.
Intervistoi: Driter Gjukaj
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha