Lajme
Numri i të pastrehëve arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohëve në këtë shtet
Skocia ka regjistruar një rekord të ri prej 28 mijë e 944 aplikimesh të hapura për të pastrehët në shtator të vitit 2022, shifër më e lartë që nga fillimi i regjistrimeve të të dhënave të qeverisë skoceze në vitin 2002.
Shifra, e shpallur sot, është rritur 11 për qind krahasuar me një vit më parë, shkruan Anadolu.
Gjatë gjashtë muajve deri në fund të shtatorit janë pranuar 19 mijë e 66 aplikime për të pastrehët, duke shënuar një rritje prej 6 për qind nga viti i kaluar dhe pak më e lartë se shifrat para pandemisë COVID-19.
Gjithashtu u regjistrua një rritje e mprehtë në baza vjetore e numrit të fëmijëve të strehuar në strehim të përkohshëm, me 10 për qind, duke arritur në 9,130.
Të dhënat e fundit gjithashtu treguan se 19 për qind e familjeve mbetën të pastreha nga qiramarrjet private me qira në periudhën prill-shtator të vitit 2022, me një rritje prej 14 për qind.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









