Lajme
Edhe një shtet evropian nis testimin me 4 ditë pune në javë
Disa kompani italiane ia kanë vënë vetes qëllim që të ofrojnë kushte pune më fleksibël për punonjësit e tyre. Qëllimi tjetër: Të sigurohet një ekuilibër më i shëndetshëm midis jetës profesionale dhe asaj private.
Kështu edhe vetë kompania kursen para, duke mos mbajtur hapur zyrat në muajt e verës.
Disa kompani italiane po eksperimentojnë me javën prej vetëm katër ditësh punë.
Në Belgjikë, Spanjë, Islandë dhe Mbretërinë e Bashkuar java e shkurtër tashmë është zakon. Në Itali iniciativa është marrë përgjithësisht nga kompani shumëkombëshe, si Tria Spa (kompani në Cologno Monzese që prodhon makinat e riciklimit të plastikës), përcjell albinfo.ch.
Tria Spa nga janari deri në korrik 2023 do të mbyllë zyrat të premten në orën 12, me 3 orë pushim të paguar për të gjithë punonjësit.
Toyota do të paguajë turne shtatë-orëshe sikur të ishin turne tetorëshe.
Banca Intesa u ka propozuar që në janar punëtorëve të saj, mbi baza vullnetare, për të punuar katër ditë në javë me të njëjtën pagë.
Awin Italia (kompani që bën pjesë të një rrjeti shumëkombësh e marketingut) ka miratuar “javën fleksibël”, d.m.th. një ditë e lirë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra