Lajme
Grevat po e paralizojnë Britaninë
Britania e Madhe është përballur të mërkurën me një nga protestat më të mëdha të 10 vjetëve të fundit, të organizuara nga punonjës të sektorëve të ndryshëm.
Të parët që kanë braktisur punën kanë qenë mësuesit, të ndjekur nga disa qindra-mijëra punonjës të sektorit të transporteve.
Rreth 85 për qind e 23 mijë shkollave shtetërore në Angli dhe Uells kanë qëndruar të mbyllura tërësisht ose pjesërisht për shkak të protestave të docentëve, që sikurse punonjësit e sektorëve të tjerë, kërkojnë rritje të pagave përballë shtrenjtimit të jetesës.
Protestat e arsimtarëve janë mbajtur si përpara Ministrisë së Arsimit në Londër, ashtu edhe në selitë e universiteteve, pasi atyre u janë bashkuar edhe punonjësit e administratës.
Sa u takon transporteve, kanë qenë makinistët ata që kanë bojkotuar punën, bashkë me drejtuesit e autobusëve, duke lënë të boshatisura stacionet kryesore të kryeqytetit britanik.
Në mbarë Mbretërinë e Bashkuar vazhdon përplasja mes qeverisë konservatore dhe sindikatave. Ministrja e Arsimit, Gillian Kigan, ka kritikuar protestën e mësuesve, e cila sipas saj, nuk ishte e nevojshme për sa kohë negociatat janë në zhvillim e sipër dhe ekzekutivi është shprehur i gatshëm për një rritje të pagave./Euronews
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme