Lajme
Studiuesit zbulojnë shkakun që çon në lodhje kronike te rastet post-Covid
Zbulohet shkaku që çon në lodhjen kronike ose rraskapitjen e lidhur me Covid-in e gjatë, i cili prek 1 në 3 persona.
Sipas studiuesve ai shkaktohet nga një mungesë e argininës, një aminoacid i prodhuar natyrshëm nga trupi.
Këtë e demonstron një studim mbi Covid-in e gjatë i kryer nga Fondacioni Poliklinik Universitar Agostino Gemelli IRCCS – Kampusi Universitar Katolik i Romës, sipas të cilit lodhja kronike e sindromës post-Covid lidhet pikërisht me një ndryshim në metabolizmin e argininës.
Aktualisht, në mungesë të qasjeve terapeutike të disponueshme në shkallë të gjerë kundër Covid-it të gjatë, rivendosja e niveleve të argininës, thonë studiuesit, ”mund të përfaqësojë një strategji të re integruese efektive kundër lodhjes kronike”, transmeton ansa, përcjell albinfo.ch.
Lodhja, një nga simptomat kryesore dhe më të përhapura të Covid-it të gjatë, mbi të cilën po punon komuniteti shkencor i Shoqatës Italiane të Gerontologjisë dhe Geriatrisë (SIGG), mund të mos ketë më asnjë sekret.
Procesi i ndryshimit biomolekular që qëndron në themel të lodhjes ekstreme të lidhur me sindromën post-Covid përshkruhet për herë të parë dhe rezultatet e studimit janë publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Shkencave Molekulare.
Në fakt, sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të kishte 65 milionë në botë dhe 17 milionë në Europë njerëz që luftojnë tani me koronavirusin.
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025