Kriza në Ukrainë
Belgjika ndan gati 90 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
Qeveria belge ka zbuluar paketën e saj më të madhe të ndihmës ndonjëherë për Ukrainën, duke përfshirë 90 milionë euro ndihmë ushtarake.
“Sot Këshilli ministror ka vendosur të ndajë gati 90 milionë euro ndihmë ushtarake për ukrainasit. Kjo është paketa më e madhe e ndihmës ushtarake për Ukrainën që vendi ynë ka vendosur të japë”, tha kryeministri belg, Alexander De Croo.
“Kjo paketë e re është në krye të 146 milionë eurove që tashmë ne kemi ndarë për ukrainasit”, shtoi ai.
Ndihma ushtarake është pjesë e një pakete më të madhe që përmban gjithashtu edhe ndihma humanitare për civilët.
Ndihma ushtarake përfshin raketa kundërajrore, raketa antitank, granata dhe municione, të cilat do t’i mundësojnë Ukrainës të vazhdojë “të mbrojë qytetarët e saj”, tha ministri belg i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale./CNN
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit