Shqipëri
“Condé Nast Traveller”: Berati, ndër 10 qytetet për t’u vizituar më 2023
Revista prestigjioze britanike “Condé Nast Traveller” e rendit Beratin ndër 10 qytetet europiane më ekonomike e më të bukura për t’u shijuar në vitin 2023, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila ndau në rrjetet sociale edhe videon promovuese të publikuar nga “Condé Nast Traveller”.
“‘O Berat ç’e pate fat’. Që sot miliona njerëz të cilët ndjekin median ndërkombëtare ‘Condé Nast Traveller’ morën sugjerimin për të vizituar Shqipërinë dhe Beratin që bëhet pjesë e 10 qyteteve më ekonomike e më të bukura për t’u shijuar në vitin 2023”, shkruan Kumbaro.
Por, sipas saj, “nuk është edhe aq fat, sa është përkushtimi i njerëzve punëtorë dhe investimeve, që krenarinë tonë historike dhe pasuri botërore të UNESCO-s e bëjnë tërheqëse për turistët përmes promovimit, bujtinave e hoteleve karakteristike, ushqimit të mirë, verës autoktone, entuziazmit dhe dëshirës për të mikpritur më së miri mysafirët e huaj”.
Revista prestigjioze britanike “Condé Nast Traveller” e përshkruan Shqipërinë si një vend “par excellence” të turizmit kulinar falë resurseve që i ka falur natyra, traditës së mbajtur gjallë ndër breza dhe punës së palodhur të shefave të kuzhinës që e kanë risjellë kuzhinën e traditës në versionin më të mirë të saj.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih