Kosova
Osmani u prit nga presidenti i Italisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot në Pallatin Kuirinale me nderime ushtarake nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.
“Dy presidentët konfirmuan raportet miqësore në mes të dy vendeve dhe pohuan përkushtimin për thellim të bashkëpunimit në dobi të qytetarëve dhe me qëllim të tejkalimit të sfidave të sigurisë në rajon dhe përtej”, thuhet në njoftimin e zyrës së Osmanit.
Në takim, Presidentja Osmani foli për zhvillimet në Kosovë dhe prioritetet në fushën e politikëbërjes, me ç’rast theksoi se Kosova është një partner serioz dhe një vend i gatshëm për avancim të aleancave me partnerët strategjikë.
Ajo vlerësoi mbështetjen e Italisë për Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike, si dhe e falënderoi Italinë për mbështetjen e fuqishme në ruajtje të sigurisë dhe stabilitetit. Presidentja Osmani foli edhe për rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me ç’rast veçoi anëtarësimin në Këshillin e Evropës, për të cilin kërkoi mbështetjen e Italisë.
Duke theksuar se Italia është në listën e top 10 vendeve partnere në fushën e tregtisë, Presidentja Osmani foli po ashtu për përparësitë e të bërit biznes në Kosovë. Me këtë rast, ajo prezantoi edhe mundësitë e shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, si siguria, energjia, kultura dhe të drejtat e njeriut.
Presidentja Osmani dhe Presidenti Mattarella folën edhe për zhvillimet në Evropë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, me ç’rast u dakorduan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe thellimit të aleancave në mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe demokracisë.
Dy presidentët folën edhe për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka qenë dhe mbetet përherë një vend paqedashës dhe, si e tillë, do të jetë gjithmonë në mbrojtje të paqes, demokracisë dhe vlerave demokratike. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Dialogun Kosovë – Serbi. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet një palë e përkushtuar dhe konstruktive dhe se po angazhohet për një proces të përqendruar në njohje reciproke e që si përfundim garanton mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.
Duke vlerësuar lart mikpritjen dhe dashamirësinë e Presidentit Mattarella, Presidentja Osmani e ftoi atë për një vizitë zyrtare në Prishtinë, gjë që do të rezultonte në vizitën e parë të një presidenti italian në Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve