Lajme
Mënyra se si flini, mund të shkaktojë dhimbje në qafë dhe shpinë
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe: Stresi, qëndrimi i dobët, mesazhet, lëndimet nga sportet, makinat apo aksidentet e tjera dhe sëmundje kronike si fibromialgjia, por ka një fajtor tjetër që mund të mos e keni parasysh – mënyrën se si flini.
“Në përgjithësi, kur zgjoheni me dhimbje në qafë, ose jastëku juaj nuk është i duhuri për ju ose pozicioni në të cilin flini po e rëndon qafën, ose të dyja”, tha specialisti i gjumit Dr. Raj Dasgupta, një profesor i asociuar i mjekësisë klinike në Shkollën e Mjekësisë Keck të Universitetit të Kalifornisë Jugore.
Ekspertët sugjerojnë të zgjidhni një jastëk që mbështet kthesën natyrale të qafës tuaj, e cila mund të jetë krejtësisht e ndryshme nga jastëku i përdorur nga partneri juaj i gjumit.
“Gjumi është një përvojë individuale”, tha Colleen Louw, një terapiste e certifikuar e dhimbjes kurrizore dhe terapeutike dhe zëdhënëse e Shoqatës Amerikane të Terapisë Fizikale, në një email.
“Puna me një terapist fizik mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë po rezulton në përkeqësime të dhimbjes dhe cilat pozicione ose strategji mund të rezultojnë në gjumë më të qetë”, tha Louw, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun