Lajme
Bazel: Parlamenti voton për 38 orë punë në javë, nga 42 sa është sot
Me uljen e kohës javore të punës nga 42 në 38 orë me të njëjtat paga, kantoni mund të sfidojë mungesën e punëtorëve të kualifikuar
Të mërkurën, Këshilli i Madh (Parlamenti) i Bazelit i ka dorëzuar qeverisë një mocion përkatës për javën 38-orëshe, të cilin e kishte votuar me 48 vota pro, 46 kundër dhe 1 abstenim, transmeton albinfo.ch.
Mocioni ishte paraqitur nga PS. Por edhe parlamentarë të SVP dhe LDP janë gjithashtu në mesin e bashkënënshkruesve.
Me uljen e kohës javore të punës nga 42 të sotme në 38 orë, me të njëjtat paga, kantoni mund të zgjidhë problemin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar, shkruan bz.ch.
Është thjesht një fakt që orët e punës përbëjnë një faktor gjithnjë e më të rëndësishëm kur kërkojmë punonjës, thonë autorët e mocionit.
Deputetët e fraksioneve të djathta u kthyen kundër kërkesës. Shteti nuk duhet të përdorë paratë e taksave për të fituar avantazhe në konkurrencën për punëtorë të kualifikuar, është shprehur një zëdhënës i SVP.
Shteti si punëdhënës duhet të jetë konkurrues
Zëdhënësit e PS-së dhe GAB-së theksuan se kantoni ishte në një pozitë më të keqe sa i përket orarit të punës sesa sektorë të caktuar të sektorit privat, përcjell albinfo.ch
Përmenden me emër industria farmaceutike, por edhe disa degë vitale. Shteti punëdhënës duhet gjithashtu të jetë në gjendje të përfshihet në mënyrë konkurruese, thonë autorët e mocionit,
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha