Lajme
Gjermania planifikon mbështetjen e personave me pasoja afatgjate nga koronavirusi
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, ka planifikuar të përmirësojë mbështetjen për personat që vuajnë nga efektet afatgjata të Covid-19, “Long Covid”.
“Kemi planifikuar investime në kërkime, për t’iu siguruar pacientëve më shumë informacion”, tha Lauterbach për gazetën “Rheinische Post”.
Ministria e Shëndetësisë ka propozuar një linjë telefonike direkte për njerëzit që duan të mësojnë më shumë rreth “Long Covid”, e cila gjithashtu do të ofrojë informacion rreth diagnozës dhe qasjeve të reja terapeutike.
Ministria planifikon të investojë 100 milionë euro (108 milionë dollarë) në kërkime për t’iu siguruar pacientëve me simptoma afatgjata të Covid-19 më shumë informacion, përcjell albinfo.ch.
Rehabilitimi i gabuar mund të rezultojë në dobësim të shtuar.
Lauterbach gjithashtu vuri në dukje se efektet afatgjata të Covid-19 mund të kenë pasoja edhe për shoqërinë në tërësi.
“Një pjesë e rëndësishme e atyre që sëmuren nga koronavirusi përfundojnë duke luftuar me simptoma afatgjata të Covid-19”, tha Lauterbach.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës Nëse planifikoni të udhëtoni me tren për në Gjenevë ose nga Gjeneva nesër ose të dielën,...
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës