Të tjera
Dua Lipa, prezantuese në Met Gala
Në një njoftim zyrtar, Vogue bëri të ditur listën e të famshmëve që do të presë në tapetin e kuq, si dhe kodin zyrtar të veshjes për eventin e 1 majit, i cili do të jetë në nderim të të ndjerit Karl Lagerfeld, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se Anna Wintour ka zgjedhur Dua Lipën, Penelope Cruz, Roger Federer dhe Michaela Coel për t’iu bashkuar asaj si bashkëprezantuese të mbrëmjes, e cila do të nderojë punën e Lagerfeld për Chanel, Fendi, Chloe, Balmain dhe markat e tij me emër.
Ekspozita është titulluar “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”, do të shfaqë 150 pamje të dizajnuara nga Lagerfeld gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, drejtuar nga Andrew Bolton, drejtor përgjegjës i Institutit të Kostumeve, dhe bashkëpunëtorja e vjetër e Lagerfeld, Amanda Harlech, e cila po shërben si konsulenti krijues e ekspozitës.
Në mënyrë të përshtatshme, kodi i veshjes është i thjeshtë: “Për Nder të Karlit”.
Ndërsa shumë yje e kanë veshur më parë Chanel-in në tapetin e kuq të Met Gala, duke përfshirë Anna Wintour, Penelope Cruz, e cila ishte një mike e dashur e Lagerfeld, ajo pa dyshim do të përzgjedhë Chanel për veshjen e saj si muzë prej shumë kohësh dhe fytyra e markës.
Mbetet për t’u parë nëse të ftuarit do të veshin origjinalet e Lagerfeld nga gjatë gjithë karrierës së tij gati shtatë dekadash, apo edhe veshje thjesht frymëzuar nga legjenda e modës, i cili ishte i famshëm për veshjen e tij bardh e zi, dorashkat dhe pëlhurën e bardhë.
Ndoshta macja e dashur e Lagerfeld, Choupette, mund të shfaqet në Met Gala.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha