Futboll
Zvicër-Kosovë ende nuk është përcaktuar ku do të zhvillohet
Janë përcaktuar ndeshjet që Zvicra do t’i zhvillojë në shtëpi për kualifikimet e Euro 2024
Federata Zvicerane e Futbollit ka përcaktuar vendet që do të luajë në shtëpi në kualifikimet për Euro 2024, me vetëm një përjashtim.
Ndeshja Zvicër-Kosovë ende nuk është caktuar se ku do të zhvillohet, shkruan albinfo.ch.
Kombëtarja e Zvicrës për meshkuj do të luajë në Gjenevë ndeshjen e parë ndërkombëtare në shtëpi. Kundërshtari në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Evropian 2024 në Stade de Genève të martën më 28 mars 2023, ora 20:45, do të jetë Izraeli.
Në pjesën më të madhe, “Nati” kanë kujtime shumë të mira nga stadiumi i Gjenevës. Zvicra ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e saj konkurruese që nga hapja e stadiumit në 2003, humbja e vetme ishte humbja 1-0 nga Spanja në Ligën e Kombeve UEFA në fillim të qershorit 2022, shkruan tutje albinfo.ch.
Vendet e ndeshjeve të tjera në shtëpi të “Nati” në vitin 2023 tashmë janë përcaktuar me një përjashtim:
E hënë, 19 qershor, ora 20:45: Zvicër-Rumani në Lucern (kualifikueset evropiane, swissporarena)
E martë, 12 shtator, ora 20:45: Zvicra – Andorra në Sion (kualifikueset evropiane, Tourbillon)
E diel, 15 tetor, ora 18:00: Zvicër – Bjellorusi në St. Gallen (kualifikueset evropiane, kybunpark)
E shtunë, 18 nëntor, ora 20:45: Zvicër – Kosovë (kualifikueset evropiane, vendndodhja/stadiumi tbd)
Zvicra fillon kampanjën të shtunën, më 25 mars 2023 në orën 18:00 me ndeshjen jashtë fushe kundër Bjellorusisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet me dyer të mbyllura në Novi Sad të Serbisë.
Shitja e biletave për duelin me Izraelin do të nisë të hënën, më 27 shkurt 2023, si zakonisht, ekskluzivisht online nëpërmjet www.ticketmaster.ch.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës