Të tjera
Shqipëria me suksesin më të madh në ski: Laura Colturi, kampione e botës për të reja
Laura Colturi skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, zuri vendin e parë në këtë garë klasike të skijimit Super Gjiganti
Shqipëria tani ka edhe një kampione Bote për të reja në sportin e skive.
Në garën për Kupën e Botës, event që po zhvillohet në Sant’Anton të Austrisë, skiatorja Laura Colturi skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, zuri vendin e parë në këtë garë klasike të skijimit Super Gjiganti, duke merituar vendin e parë dhe titullin e lartë të kampiones së Botës për të reja, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Pa dyshim, ky sukses i parë dhe i madh i sportit të skive, njëherësh është edhe një sukses i konsiderueshëm edhe për sportin shqiptar, i cili tashmë ka në gjirin e tij edhe një kampione të Botës, në një sport relativisht pak të praktikuar në Shqipëri.
Një ditë më parë, Laura Colturi u rendit e katërta në kategorinë Down Hill, të cilën e zhvillonte për herë të parë në karrierë dhe kampione botën për moshën deri në 18 vjeç.
Ditën e shtunë, sportistja shqiptare merr pjesë në garën e fundit të kategorisë Giant Slalom që është edhe sfida e tretë për këtë javë Botërore në Austri.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë